“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e tretë të muajit shtator dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Shfaqjet e teatrit do të jenë Teatri “10 vjet Martesë” në Tiranë te Teatri i Kukullave më 15-18 shtator 2025, Teatri “Kërkohet një tenor” te “Teatri Kombëtar” Tiranë më 18-21 shtator 2025, Shfaqja “ZULLULANDIA” Mbi motivet e Faik Konicës te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 18-21 shtator 2025, Teatri “Emigrantët” te Salla “Black Box” Tiranë më 18 e 19 shtator 2025, Tirana Contemporary Theatre Festival “Mediums” – “Oedipuss Tyranuss” në Tiranë më 21 shtator 2025 Teatri “Pleqëri me kusure” në Fier më 18 e 19 shtator 2025.
Sa i përket filmave e festivaleve të filmave, do të mbahen Human Rights Film Festival Albania (IHRFFA) më 15-20 shtator 2025, “Balkan Film Food Festival 2025” Pogradec (B3F) më 16-20 shtator 2025, “Tirana International Film Festival 2025” (TIFF) më 21-27 shtator 2025, si dhe filmat Filmi “Pallati 69” në Tiranë më 19 shtator 2025, Filmi “Luli & Goni Lemes” në Vlorë më 19-21 shtator 2025, apo dhe pranë “SenTea Piramida” Tiranë, “Semafori Studio Shop” Tiranë, “Open Air” Tiranë, “Vila 31 x Art Explora” Tiranë më 16, 17, 19, 20 shtator.
Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: “Peza n’Fest 2025” më 16 shtator 2025, “Festa e Bugaçes” te “Tek Bunkeri” Tiranë më 16 shtator 2025, “Kur ndjenjat marrin zë – Ermonela Jaho” te TKOB më 17 shtator 2025, “Korça Serenights Festival” më 18-20 shtator 2025, “Mullixhesha e Bukur” në Vlorë më 18 shtator 2025, “Tropicana, Viva la fiesta” në Tiranë dhe Durrës më 19-21 shtator 2025, “Colour Day Albania” më 20 shtator 2025.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Avatar City” nga Dritan Nasi, Ekspozita “Tempo” nga Jakup Ferri te “COD Kryeministri”, Ekspozita “MBRO & PROMOVO – EDICIONI V” në Tiranë, Ekspozita “Tempo su tempo/Kohë pas kohe” nga Marco Pietracupa te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita nga Jutta Benzenberg “Don’t Look Back at the Burning House”, Ekspozita “Uncorrupted conflicts” nga Eltjon Valle te Galeria “Debussy Fine Art” Tiranë, Ekspozita “Here and now” nga Verim Zendeli, Ekspozita “Homeward” te “Shkodra Arthouse” Shkodër, Ekspozitë fotografike nga fotografi Fabrizio Loiacono në Durrës, Ekspozitë personale e Shpresa Milaqi Bajko në Galerinë “Nikolet Vasia” Durrës, “Simpoziumi Ndërkombëtar i Skulpturës në Park” në Korçë.
“Java Kulturore e Arabisë Saudite” vjen për herë të parë në Shqipëri më 16 – 20 shtator 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Një udhëtim kulturor që sjell artin, muzikën, letërsinë dhe kulinarinë saudite pranë publikut shqiptar. Vizitorët do të shijojnë pavijonin e Shkëmbimit Kulturor dhe tendën tradicionale saudite me hurma e kafe, gatime tipike nga 13 rajonet e Arabisë Saudite dhe demonstrime artizanale, ekspozita me antikitete, instrumente muzikore, kaligrafi dhe mode moderne, Koncerte, performanca teatrale dhe filma të rinjsh sauditë, panele letrare dhe diskutime mbi trashëgiminë kulturore.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë “Fundjava magjike” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 16 e 17 shtator 2025, Shfaqja “Zemërimi i Shkronjave” te Teatri i Kukullave më 19, 20 e 21 shtator 2025, “Një shfaqje magjike” nga Cirku Kombëtar më 20 e 21 shtator, si dhe “Fun Fair Albania” në Tiranë më 19-21 shtator 2025.
Stand up comedy “Punë e brendshme” te “Tunel Terrace” Tiranë do të mbahet më 18 shtator 2025.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Cikli i bisedave – Autore franceze femra – Simone Weil te “KubFranceTirana” Piramida, Tiranë më 15 shtator 2025, Promovimi i librave te Xhoana Jakut në Lezhë më 15 shtator 2025, Takim “Trauma kolektive dhe ndikimi i saj në shoqërinë shqiptare pas diktaturës” te “Tek Bunkeri” Tiranë më 18 shtator 2025, Creative Morning – “Blossom” me Ardian Isufin më 19 shtator 2025, “Vetja në Zhvendosje: Persona dhe Hijezimi i Vetvetes – Studio e Hapur” me Kristian Zara më 20 shtator 2025.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në lokale, bare, club, kudo në të gjithë Shqipërinë, që i gjeni të përditësuara.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!