VR “Missing pictures”, Takim për Suzanne Valadon, Ekspozita nga Gazmend Leka, Takim për industrinë e filmit, Teatër, Ekspozita, Takime, Filma, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës

20-26 tetor 2025 eventet

Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 20 e 26 tetor 2025, me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit do të jenë Teatri “Gruaja e burrit tim” në Kamëz më 21 tetor 2025 e në Fier më 22 e 23 tetor 2025, “Ventrilokuizëm show: Kush foli?” nga Arjeta Dhima më 22 tetor 2025, Shfaqja e teatrit “Fëmijët”, regjia nga Eric Vigner te Teatri Metropol më 23-26 tetor 2025, Teatri “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 23-26 tetor 2025, Teatri “Rendi i ri” te Teatri “Skampa” Elbasan më 25 e 26 tetor 2025.

Sa i përket filmave e festivaleve të filmavedo të mbahen Dokumentarë & Filma & Bisedë te “Universiteti i Arteve” më 22 tetor 2025, Filmi “Kolltuku” – In memoriam Naun Shundi më 22 tetor 2025, “Minus 303” – Shfaqje filmi & bisedë me artistët më 22 tetor 2025, Mbrëmje filmi në “Goethe-Zentrum” Tiranë më 24 tetor 2025, si dhe ka nisur aplikimet për “Tirana 48 Hour Film Project”.

Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: Mbrëmje letraro-muzikore “Naim Frashëri – In memoriam” në Durrës më 20 tetor 2025, Koncert pianistik Feim Ibrahimi, “Udhëtim në fëmijëri” te salla “Tonin Harapi” më 21 tetor 2025 dhe te teatri “Zihni Sako” më 23 tetor 2025, “Festivali Ndërkombëtar të Dancit në Tiranë – Edicioni 4” më 22-25 tetor 2025,  “Tefta Tashko Koço Event – Kënga ime ndaj nat’here” më 22 tetor 2025, Stina Koncertore e Orkestrës Simfonike RTSH – Krijimtaria e Gjon Simonit më 23 tetor 2025, Koncert “Bashkë me Neço Mukon” në Himarë më 23 tetor 2025, “Festivali Ndërkombëtar i Bandave Frymore– Edicioni I” më 24-26 tetor 2025 në Korçë, “Festa e Ullirit Durrës 2025” më 25 tetor 2025, Koncert “Ibrahim Madhi – In Memoriam” më 25 tetor 2025, Opera “Rita” në Vlorë më 25 tetor 2025.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë:  VR “Missing pictures” te “KubFranceTirana” Piramida, Ekspozitë “No Art Zone” nga Vladimir & Noel Myrtezai, Ekspozita “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”, Ekspozita “Magjia e vizatimit” nga Gazmend Leka te Galeria “FAB” Tiranë,  Ekspozita nga Jutta Benzenberg “Don’t Look Back at the Burning House”, Ekspozita “Here and now” nga Verim Zendeli, Ekspozita “Living Walls” te “Catalyst Story Institute” Tiranë, Ekspozita “Diell në Fijet e Barit” nga Blerta Hashani,  URAT MESDHETARE – BIENALIA E 6-të NDËRKOMBËTARE E AKUARELIT NË TIRANË, Ekspozita “Gurët dhe Kristalet e Shqipërisë në Stoli Artizanale, Ekspozita “SHIFTING VIEWS” nga grupi STUBRN, Ekspozita “Ndjesi” nga Emjona Stasi te Galeria “Nikolet Vasia” Durrës, Ekspozita “Borrowed skins” nga Idlir Koka te “Shkodra Arthouse” Shkodër.

Java Kulturore e Kazakistanit do të zgjasë më 19 – 21 tetor 2025, ku do të përmendim Koncert nga ADAM e Ansambli “Turan” te Sheshi Italia më 19 tetor 2025, si dhe Kinemaja kazake më 20 e 21 tetor 2025. Java Kulturore e Kombeve të Bashkuara -Dita e UN 2025 do të mbahet më 24 tetor 2025.

Aktivitetet për fëmijë do të jenë Promovim libri “Rrënjët në zemër” në Shkodër më 22 tetor 2025, “Fundjava magjike” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 23-26 tetor 2025, TOK Event – Java Amerikane në Vlorë më 23-25 tetor 2025, “Ditët e Family Art Guides” më 24-26 tetor 2025, Teatri për fëmijë “Kalorësi Hero” nga Paolo Comentale më 25 E 26 TETOR 2025, si dhe Cirku kombëtar “Një përmbledhje magjike” te Teatri i Kukullave më 25 e 26 tetor 2025.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Festivali i Gjuhës Italiane “Treccani” në Tiranë më 20 tetor 2025, GIZ Talk – “Art can heal – Ema Andrea” më 20 tetor 2025, Filma & Diskutime nga “HBS Tirana” më 20, 21, 22, 25, 25 tetor 2025, “Indikatorët tematikë të kulturës – Agjenda 2030” më 21 tetor 2025, Takim për industrinë e filmit nga “Catalyst Stories Albania” më 21 tetor 2025, Diskutim libri “Tekno–feudalizmi: Çfarë e vrau kapitalizmin?” nga Yanis Varoufakis më 21 tetor 2025, “Annex Labs – Ekspozim dhe Diskutim” më 21 tetor 2025, Event kulturor nga “Culture and Creativity for the Western Balkans” te Parku Arkeologjik Bylis më 22 tetor 2025, “Rrëfime Nostalgjike – Mbrëmje përkujtimore për Dritëro Agollin” më 22 tetor 2025, “Suzanne Valadon: Guximi për të qenë vetvetja, pa kompromis” nga Nea Tandini më 22 tetor 2025, “Shtegu i Poezisë Fishtjane” më 23-25 tetor 2025, Konferenca shkencore ndërkombëtare “Ndikimi i fotografëve italianë në vendet e Mesdheut gjatë shek.XIX” në Shkodër më 24 e 25 tetor 2025, Creative Morning – “Soft” me Joni Baçi Alizoti më 24 tetor 2025, “Adrion Manga Festival” më 24-26 tetor 2025, “Tregime Fshati: Boboshticë” më 24 e 25 tetor 2025, Klubi i librit – “Ferma e kafshëve” më 24 tetor 2025, Forumi “Trashëgimia gjuhësore e Tironës mes globalizmit dhe teknologjisë” më 25 tetor 2025, Festivali Kombëtar Letrar “Nën dritën e fjalës 2025” më 25 tetor 2025.

Stand up comedy nga Edi Oga në Elbasan do të mbahet më 24 tetor 2025.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në lokale, bare, club, kudo në të gjithë Shqipërinë, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.