BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.30.1//EN
X-ORIGINAL-URL:https://www.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-9c9050ce6b23581dbe705de1479791c0@almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20231106T180000
DURATION:P12DT3H
DTSTAMP:20231104T085706Z
RDATE;TZID=Europe/Tirane:20231106T180000
CREATED:20231104
LAST-MODIFIED:20231112
PRIORITY:5
SEQUENCE:2
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:Ekspozita “Faksimile” nga Helidon Haliti te Galeria “FAB” Tiranë
DESCRIPTION:Të nderuar miq, Galeria FAB ka kënaqësinë t’ju ftojë në inagurimin e ekspozitës personale të piktorit të mirënjohur\nHELIDON HALITI\n“FAKSIMILE”\nKuruar nga: Faslli Haliti\nDt. 6 Nëntor 2023, ora 18.00\nGaleria FAB / UNIVERSITETI I ARTEVE\nRR. Ibrahim Rugova, Nr. 22\n…\n“Faksimile” është një koncept që ka zënë fill nga bisedat e mia me Poetin Faslli Haliti, i cili është edhe babai tim, njeriu që më ka krijuar fizikisht, por edhe më ka mbrujtur shpirtërisht dhe artistikisht. Ne kemi pasur një ëndërr të përbashkët: Që babai të kuronte një ekspozitë timen, me një koncept fare të thjeshtë, për të vënë në dukje faktin se në të gjitha pikturat e mia gjen pjesë nga lirikat e poezisë së tij, nga shqetësimet e tij sociale dhe altruizmi i padiskutueshëm i tij si njeri.\nPor, Faslli Haliti u nda nga jeta tre vjet më parë dhe ky koncept po bëhet realitet vetëm tani. Ekspozita është e përbërë prej copëzash kujtimesh, të cilat unë i quaj “Faksimile”. Janë copëza poezish, figurash – edhe figura të plota, pse jo – copëza shqetësimesh sociale dhe zhvillimesh që kanë ndodhur pas ndarjes nga jeta të babait tim për shkak të Covid19.\nKjo ekspozitë vjen si një plotësim i filozofisë se arti shtegton edhe pa krijuesin, për të thënë se shpirti nuk humbet asnjëherë dhe se komunikimi ynë vijon ende përmes ëndërrash e vargjesh poetike, në një bisedë, e cila zhvillohet prej më shumë se 55 vitesh, edhe pas vdekjes së tij. Poezitë e tij janë si tituj të pikturave të mia, kurse ekspozita është e thurur me përrallat që më ka treguar kur isha fëmijë.\nEkspozita ka marrë formën e saj dhe do të hapet për publikun në 6 Nëntor, ora 18:00. Ajo përmban rreth 40 punime në pikturë, kryesisht kompozim, por të shoqëruara me një peizazh onirik, ku janë të pranishme edhe vitet e fëmijërisë, tingujt e së kaluarës, të ndërthurura fort edhe nga e tashmja. Ekspozita ka shqetësime të botës, si për të thënë se historitë përsëriten, por gabimet dhe fajet nuk duhet në asnjë mënyrë të bien në prehrin e përsëritjes.\nPikturat rrëfejnë për shqetësimin e një armiku, dikur të padukshëm, si Covid19, dhe të një konflikti të tanishëm me dilemat e artistit\n
URL:https://www.almanart.al/events/ekspozita-faksimile-nga-helidon-haliti-te-galeria-fab-tirane/
CATEGORIES:Ekspozita
LOCATION:Galeria Fab
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.almanart.al/wp-content/uploads/2023/11/6C898AA2-2FDB-4BD8-B9C1-31EE02E71BD8.jpeg
END:VEVENT
END:VCALENDAR
