BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.30.1//EN
X-ORIGINAL-URL:https://www.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-38a44c258ac6985bb71726a37252d313@almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20240311T080000
DTEND;TZID=Europe/Tirane:20240320T180000
DTSTAMP:20240309T213754Z
CREATED:20240309
LAST-MODIFIED:20240309
PRIORITY:5
SEQUENCE:1
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:Ekspozita: ‘Arti i riciklimit i sjellë në kukulla’ në Zenit
DESCRIPTION:\nTë hënën 11 mars, ora 18.00, çelet në Zenit\nEkspozita: ‘Arti i riciklimit i sjellë në kukulla’\nNga Shegushe Bebeti (11 – 20 mars, 2024)\nMe këtë rast, po ricikloj një ese të hershme\nMirëpresim “fëmijët” nga 10 – 1010 muajsh\n\n\nKUKULLA DHE LOT\n\n\nGjenia e Rilke-s, me një ese ‘Puppets, i pat ngritur kukullat gjer në elegji. E na bën të kujtojmë zemëratën që shkaktonte shpërfillja e tyre, mizore e pagojë; zhgënjimin fillimtar të atij realiteti prej vërteti që mësynte tek objekti, sakaq subjekt, fëmijë:\n“Para kukullës nuk mund të mos e pranonim që nëse do braktiseshim prej saj, nuk na mbetej kurrgjë më. Heshtte ajo ahere, jo për mburje; heshtte ngaqë ky ishte i pareshturi bishtnim i saj, pse qe gatuar nga lëndë pa dobi e përgjegjshmëri; s’bëzante e as i binte në mend të krekosej, sidoqë do duhej t’i jepte ca rëndësi vetes në një botë ku fati, nëmos dhe Zoti vetë, e kanë tërë atë fuqi ngaqë na bëjnë ballë heshtazi. Në një kohë kur të gjithë brofnin të na jepnin përgjigje vetëtimthi për t’na dhënë siguri, ishte ajo, kukulla, më e para që na pështillte ndër më t’madhen heshtje të jetës, e që më vonë do kthehej të na ndihte, sa herë mbërrinim në zgrip të ekzistencës”.\n\n\nJa kështu pra, nga ato pulitje qepallash kallpe ballë përkujdesjes fëminore, zë fill i pari leksion i madh mbi atë dashje bote, e cila bëhet sublime veç kur do e dashuron si fëmija kukullat. Pa kushtin nëse bota të dashka edhe ajo, apo jo!\nPërballë kukullës nderur në papërfillje, fëmija mësohet sesi të japë e të jepet, por pa u qarë e shtirur si kukull e vonët, katandisur kavie njeriu për Frjodët e Fromët.\nBalada e Rilkes flet nga katedra që të thërret në provimin e parë të jetës… për t’u ‘diplomuar’ më përtej si njohës me sqimë i realitetit, edhe të hidhur, të gjërave a gjëmave. Gjer të bëhesh si engjëlli i ‘elegjive’…\nE gjer dhe për të ndjerë se edhe kukulla, si engjëjt, nuk i ka nevojat e frymorit njeri a kafshë shtëpiake, pra do pa kushte dhe pa asnjë nevojë. Formë krejt engjëllore. Brenda një parajse kukullash hirushe, kësulëkuqe, pinokë, borëbardha, barbi, të bukura e bisha… Një pyetje: është Xhepetoja që e pat bërë njerëzor Pinokun, apo Pinoku e bën njerëzor Xhepeton?!\n\n\n“Kur ishim fëmijë / bisedonim me delet / që na flisnin fjalë të mençura.\nÇudi! Kur rritemi dhentë nuk na flasin më”\nËshtë Frederik Rreshpja që çuditet më sipër. Dhentë e vargut këtu, mund të mveshin nën lëkurë edhe kukulla e lodra e mëza të drunjtë, munguar vargonjve të jetës së tij.\nKurse Bodleri pat luajtur kështu me habinë, në shkrimin ‘Moral du joujou’:\n“Gjithë fëmijët u flasin lodrave të tyre. Lodrat bëhen aktorë të dramës së madhe të jetës, ngucur në odën e errët të trurit të tyre të vockël”. Kish nevojë poeti i “thjeshtësisë barbare” t’i rikthehet pa ledha asaj ‘mundus infantile’, të shprishte kukulla e kolovitej mbi kalë druri, si kalorës i hershëm vetmitar kah zhbirimi i shtysës më të parë metafizike të jetës.\n“Mais ou est l’amê?” ia plas ai më pas. Po shpirti ku na qenka, pra?\nHiç! Pa përgjigje: “Bash këtu zë fill trullosja dhe trishtimi”.\nSepse poeti, Bodler, tek zhytej heraherës nëpër Iliada të atit Homer, sigurisht e ka ndjerë që as ky vetë s’na e tha ku shpirti ishte, por veç në ç’formë do prehet dhe kush do ta përcjellë përtej: “ Trishtimi qenka fati i ynë; andaj jetët tona do këndohen gjer në përjetësi, nga mbarë njerëzia që do t’vijojë”.\nNxitur këtu edhe nga përkimi tingullor fonematik ‘ou est l’amê;?, po e vijoj nën marazin: po fëmijërinë ku e lamë?\nE në të tillë qasje shtjellimi, ndërmendem ta kërkoj te ‘Teatri i marionetave’ nga Hajnrih von Kleist. Ja tek na tregon edhe ky, idhull i Kafkës gjithashtu – ah, ju kujtohet besoj letra e Kafkës vajzës që kish humbur kukullën – na dëfton pra Kleisti drynin e parajsës dhe kerubinin që na rri pas krahëve. Bën be që s’e ka kyçin, dhe na nis “të marrim udhët përreth botës e të hapim sytë mbase e gjejmë hyrjen nga deriçka e pasme”. Pastaj na tregon hijen e shtrembër që i bëjmë dheut, shtegut të gabuar që njeriu paska zënë mes dy skajeve pa krye: “kukullës – materie e kulluar, dhe Zotit – shpirt i kulluar”\nMë tej, na fryn në vesh se si “gjendet të paktën një prehje e paqme, kur njohuria të ketë përshkuar të pafundmen; ashtu siç shpërfaqet e shlirë dhe njëherësh, tek ajo lloj ngrehine prej njeriu, e cila ka, o asfare o një pafundësi vetëdijeje, pra “ose te kukulla ose te Zoti”.\n\n\nAdulti i ri nuk njihet si i rritur prej shkëputjes, adulterit tradhëtor që u rezervon kukullave. Duke humbur kësisoj, shumëçka nga aftësia e perceptimit zbulesë, pulsioni i të resë, imagjinata e beftë, që na i mban gjallë e të freskët fëmija përbrenda nesh. Vetvetja kukull, kukulla vetvete: njëherit lojë dhe lot. Qajeni fëmijërinë, po pa e humbur! Është e vetmja që mund edhe të qahet me lot edhe pa e humbjen e plotë. I vetmi shburrërim që nuk zhburrëron.\nE për t’iu kthyer edhe njëherë fillimit të shkrimit, kujtoj prapë Rilken se si na e përshkruan shpirtin kukull, shtrënguar fort në dorën e foshnjes nën ethe, si të vetmen gjë që ende kish forcë të mos e lëshonte, ndërsa ethja e ligë e vdekjes po avitej…\n\n\nQetësisht alarmante, si vetë marrëdhënia e fëmijës me kukullën dhe shpërfilljen, njeriut me shpirtrat, mbesin pikërisht kukullat dhe lodrat, përrallat dhe mitet, ngjizur në psike, ato që na venë në kandar moralin, tundimin rrëgjues e ato pak parime, që mezi ia dalim mbanë të mos i flakim.\nMë shumë se sa jemi ne që shohim kukullat, kukullat na shohin ne. Ne shohim në to, si dhe në miqtë e mikeshat e përrallave, të vetmit miq të përbashkët aq të rreptë ama rreptësisht të sigurtë, që kemi pasur në jetë. Kësoj jete ku, ndërkohë, edhe për të qenë e mbetur si miq na duhet gjer të shpikim armiq të përbashkët.\nHë pra si i bëhet, ende sot, kur njeriu shumicë dashka ti shohë të gjitha kukullat veç tek vetja e tij… dhe nuk sheh tek tjetri asnjërën prej tyre!\nRostandi i poemës dramatike teatër alkimie (Le derniere nuit de don Juan) u trishtua e u zemërua pse s’e zhveshi dot nga veset heroin e tij, që s’rreshtte së gënjyeri veten, prandaj nuk e vërvit atë në ferr natën e fundit të dramës. Por e braktis: në një teatër kukullash… “që të mbetet rob i legjendës së vet”.\n\n\nKrenar Zejno, fragment-ese : ‘Vaji i Kukullave’\nbotuar e plotë në “Haemus” Bukuresht, 2009\n\n
URL:https://www.almanart.al/events/ekspozita-arti-i-riciklimit-i-sjelle-ne-kukulla-ne-zenit/
CATEGORIES:Ekspozita
LOCATION:Galeria "Zenit"
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.almanart.al/wp-content/uploads/2024/03/430783014_3539065489679331_5803439143838818351_n-1.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR
