BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.30.1//EN
X-ORIGINAL-URL:https://www.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-d24802faacea07a0f93f06662aa12a40@almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20250206T180000
DTEND;TZID=Europe/Tirane:20250206T180000
DTSTAMP:20250201T180349Z
CREATED:20250201
LAST-MODIFIED:20250201
PRIORITY:5
SEQUENCE:1
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:“Kinemaja para gjyqit: Nga kinokronikat e gjyqeve komuniste te filmat e vigjilencës revolucionare të masave”
DESCRIPTION:KINEMAJA PARA GJYQIT: Nga kinokronikat e gjyqeve komuniste te filmat e vigjilencës revolucionare të masave.”\nPrezantim libri dhe bisedë e hapur me autoren Jonida Gashi, PhD / Botuesin Ataol Kaso / Recensentët e brendshëm, Ylber Marku, PhD dhe Anxhela Çikopano, Dr, ASHSH.\n6 shkurt / Ora: 18:00 / ZETA Center for Contemporary Art\n“Kinemaja para gjyqit: Nga kinokronikat e gjyqeve të popullit te filmat e vigjilencës revolucionare të masave”, shqyrton pleksjen e sferave të drejtësisë dhe të kinematografisë gjatë periudhës së socializmit shtetëror në Shqipëri (1944–1991), duke hedhur dritë mbi dy nga periudhat vendimtare për formësimin e kësaj marrëdhënieje. Ato përfshijnë dekadën e parë pas ardhjes në pushtet të forcave komuniste, kohë në të cilën u hodhën bazat e ligjshmërisë socialiste dhe të artit të realizmit socialist, si dhe epokën e Revolucionit Ideologjik dhe Kulturor në gjysmën e dytë të viteve 1960, kohë në të cilën këto sfera u radikalizuan në hap me ndryshimet që kishin përfshirë shoqërinë shqiptare në tërësi. Kontributi i veçantë i këtij studimi qëndron në vendosjen e marrëdhënies midis drejtësisë socialiste dhe kinematografisë socialiste në Shqipërinë e pasluftës brenda një kuadri avangardist, duke e parashtruar ndërveprimin mes këtyre sferave më së pari në termat e shkrirjes së artit (në këtë rast të kinematografisë) me politikën (në këtë rast me drejtësinë), dhe gjithashtu brenda një kuadri krahasues. Nga policeskët ose thriller-ët sovjetikë të viteve ’30–’40, te noir-ët amerikanë të viteve ’40–’50, te filmat e kundërspiunazhit kinezë të viteve ’50–’60, autorja gjen shumëçka të dobishme në kinematografitë e kampeve kundërshtare të Luftës së Ftohtë për shtjellimin e përpjekjeve të kineastëve vendës për të sjellë luftën kundër armikut të klasës në ekranet shqiptare.\nKy event është pjesë e #SwissCulturalWeek ( https://www.instagram.com/explore/tags/swissculturalweek/ ) nga @swissculturalfund.al ( https://www.instagram.com/swissculturalfund.al/ ). Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership CBTL.\n
URL:https://www.almanart.al/events/kinemaja-para-gjyqit-nga-kinokronikat-e-gjyqeve-komuniste-te-filmat-e-vigjilences-revolucionare-te-masave/
CATEGORIES:Libra,Takim/Konferenca
LOCATION:Zeta Contemporary Art Center
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.almanart.al/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7050.jpeg
END:VEVENT
END:VCALENDAR
