BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.30.1//EN
X-ORIGINAL-URL:https://www.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-fe4b8556000d0f0cae99daa5c5c5a410@almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20230224T110000
DTEND;TZID=Europe/Tirane:20230224T180000
DTSTAMP:20230223T235419Z
CREATED:20230223
LAST-MODIFIED:20230223
PRIORITY:5
SEQUENCE:1
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:Antropologu Ger Duijzings në seminarin “Përthyerje antropologjike” te IAKSA
DESCRIPTION:Ora: 11:00-12:45\nData: E premte, 24.02.2023\nVendi: Salla “Rrok Zojzi” – Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit, Tiranë\nAntropologu Ger Duijzings (Univeristeti i Regensburgut, Gjermani) hap siparin e aktiviteteve të Seminarit Permanent “Përthyerje antropologjike” për vitin 2023.\nDy çështje të rëndësishme, që lidhen sa me të ardhmen e studimeve në fushën e humaniteteve, shkencave sociale, albanologjisë në Shqipëri dhe Europën Juglindore në përgjithësi, aq dhe me tematika të reja studimore, janë në fokus të këtij takimi. Projekti madhor i Universitetit të Regensburgut “A small but fertile field: strengthening Southeast European Studies in Regensburg” (2022-2029)”, ku studimeve shqiptare i jepet një theks i veçantë, do të prezantohet në të gjitha përmasat e tij në pjesën e parë të takimit. Ndërsa puna më e re kërkimore e Duijzings, në lidhje me rrugët postsocialiste, do të paraqitet nëpërmjet reflektimeve analitike bazuar në të dhënat etnografike.\n“A small but fertile field: strengthening Southeast European Studies in Regensburg” (2022-2029)” mbështetet nga fondacioni prestigjioz Volkswagen Foundation, për një periudhë shtatëvjeçare. Ky projekt aspiron të ndërtojnë një rrjet të gjerë bashkëpunimesh me institucione akademike, me qëllim rritjen dhe promovimin e dijes së shkencave sociale dhe humane në Europën Juglindore. Si drejtues i këtij projekti madhor, Prof. Ger Duijzings do të prezantojë qëllimet kryesore të këtij projekti, në të cilin Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit (IAKSA) është ndër partnerët kryesorë.\nPër më tepër mund të shihni këtu: https://seeffield.app.uni-regensburg.de/.\nNë pjesën e dytë të seminarit, ora: 12:00-12:45, prezantohet libri “Sikur makinat të kishin këmbë! Rrugët postsocialiste mes qarkullimit dhe bashkëjetesës” [‘If cars could walk: Postsocialist streets in transformation (forthcoming, 2023].\nNë fjalën e tij, Ger Duijzings do të prezantojë idetë kryesore të vëllimit që ka edituar bashkë me gjeografin Tauri Tuvikene (Universiteti i Talinit – Estoni) mbi jetën e rrugës në qytetet postsocialiste. Pikënisja e argumenteve është shpërthimi i lëvizjes së njerëzve me makina private prej 1990-ës e deri më sot, në qytete si Bukureshti dhe Prishtina, ku rastet e mirëdokumentuara na tregojnë për tensionin mes “lëvizshmërisë” dhe “shoqërizimit” në postsocializëm. Argumentet e paraqitura na japin mundësinë të reflektojmë mbi domethëniet që “pushtimi i makinave” ka pasur për indin urban të qyteteve; mbi tensionin mes kërkesës së vazhdueshme për mjete të motorizuara dhe nevojës për hapësira të ngeshme për shoqërizimin dhe bashkëjetesën e këmbësorëve. Ndërsa ndërton lidhjen historike mes fenomeneve aktuale dhe të kaluarës socialiste, e ku nënvizohen dallimet mes të ashtuquajturit “perëndim” dhe influencës së tij në strukturimin e lëvizjes, prezantimi ndalon dhe reflekton në lidhje me rëndësinë e përkufizimit e këtyre rrugëve si “postsocialiste”.\nGer Duijzings është profesor i Antropologjisë Sociale (me fokus Europën Juglindore dhe Lindore) në Universitetin e Regensburgut (Gjermani). Deri në vitin 2014, Duijzings ka dhënë mësim lëndën Antropologji e Europës Lindore në Shkollën e Studimeve Sllave dhe Europës Lindore në UCL-Londër, Angli. Pas kërkimeve të thelluara mbi konfliktet në ish-Jugosllavi, vëmendja e tij akademike kaloi në leximin antropologjik të shndërrimeve urbane në qytetin postsocialist. Dujzings ka edituar një sërë botimesh, nga të cilat veçojmë: “Global villages: rural and urban transformations in contemporary Bulgaria” (2013); “Engaged urbanism: Cities and methodologies” (bashkë me Ben Campkin, 2016); “Working at night: the temporal organisation of labour across political and economic regimes” (bashkë me Lucie Dušková, 2022).\n
URL:https://www.almanart.al/events/antropologu-ger-duijzings-ne-seminarin-perthyerje-antropologjike-te-iaksa/
LOCATION:IAKSA
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.almanart.al/wp-content/uploads/2023/02/331627217_905637047225768_1186022680135324474_n.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR
