BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.30.1//EN
X-ORIGINAL-URL:https://www.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-94075db0d38a61eaabe44c25e8bb6423@almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20250430T080000
DTEND;TZID=Europe/Tirane:20250510T180000
DTSTAMP:20250429T104618Z
CREATED:20250429
LAST-MODIFIED:20250429
PRIORITY:5
SEQUENCE:1
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:Ekspozita tribut “ALI OSEKU SUBSTANCE/in memoriam” te Galeria FAB
DESCRIPTION:ALI OSEKU\nSUBSTANCE/in memoriam\n“Najada, a e ke parasysh… kur punon gjatë… ndjen se fillon dhe zotëron lëndën, lëndën vetë, dhe materiali piktorik bëhet mjaltë, merr vlerë, bëhet ar, bëhet SUBSTANCË…”\nKështu e mbyllte pjesën e bisedës për artin dhe punën e tij Aliu. Në paqe, që përmes këtyre pak fjalëve kishte pozicionuar veten në raport me punën, procesin, krijimin, veprën; dhe i kishte thënë të gjitha!\nGjatë viteve të fundit, i shkarkuar nga detyrimet, lidhjet, mediokritetet e s¬ë përditshmes, Aliu fliste vetëm për gjëra thelbësore të jetës. Bisedat rridhnin sipas një skeme të mirëpërcaktuar: familja, librat, filozofia, muzika dhe mandej e gjithë pjesa tjetër për artin. Bisedë e thjeshtë por thellësisht e ngarkuar. Më shumë se reflektim intelektual, një mënyrë për të jetuar artin, soditje e asaj që nuk mund të thuhet me fjalë.\nSUBSTANCË është homazh për mikun, artistin dhe kolegun e shtrenjtë në një vjetorin e ndarjes nga jeta. Është akt kujtese. Një “tempull” modest reflektimi për një Njeri dhe Artist të madh. Nuk është një ekspozitë retrospektive, as arkivore, por një përpjekje për të treguar të sintetizuar jetën dhe vepren e tij –të ndare mes dy kohësh, që u bashkuan serish përmes ngjyrës.\nNë qendër të kesaj ekspozite ndodhet nje vepër e hershme, puna e diplomës, gjetur rastësisht në oborrin e shkolles; e vendosur në tokë si një objekt që përçon peshen e kujtesës, tejkalon subjektin e pikturuar dhe tregon të gjithë historinë e endrrës së artistit të thyer e përthyer në kohë të errët. Në muret për rreth saj qëndrojnë disa vepra të kohës se re, ku drita dhe hapësira mbizotërojne, ku ngjyra bëhet gjuhë, dhe heshtja-mesazh.\n“In the work of art, there is a struggle between Earth and World.” thotë Heidegger, të cilin e përmendte shpesh në bisedë sikurse dhe Arendt-in. Ky tension mes Tokës dhe Botës, mes territ të së kaluarës dhe përpjekjes për dritë përshkon të gjithë veprën e tij. Piktura e Aliut është hapësira ku ato ndeshen por ku mbizotëron drita që e cilësonte “argjend”, dhe ku pa zhurmën e objektit vetë bota bëhet një objekt i vetëm i soditjes – behet SUBSTANCË.\nKjo ekspozitë është: Takimet me Aliun, të veshura me gjelbërimin, diellin e dritën e Piacës, ku më priste me padurim duke u perpjekur të shihte në distancë e duke kontrolluar njëherazi të gjitha shtigjet e lulishtes, të cilat takoheshin në tavolinën e tij.\nMall…\nNajada Hamza/ prill 2025\n…\nTë nderuar miq, Galeria FAB ka kënaqësinë e veçantë t´ju ftojë në ekspozitën tribut dedikuar artistit, kolegut dhe mikut:\nPROF. ALI OSEKU\n30 prill – 10 maj 2025\nora 19.00\nKurator / NAJADA HAMZA\nGaleria FAB, Fakulteti i Arteve të Bukura\nUniversiteti i Arteve\n
URL:https://www.almanart.al/events/ekspozita-tribut-ali-oseku-substance-in-memoriam-te-galeria-fab/
CATEGORIES:Ekspozita
LOCATION:Galeria Fab
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.almanart.al/wp-content/uploads/2025/04/WhatsApp-Image-2025-04-29-at-10.32.09-3.jpeg
END:VEVENT
END:VCALENDAR
