BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.30.1//EN
X-ORIGINAL-URL:https://www.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-c1c7e024c30b51122736e24dfb96425b@almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20250711T080000
DTEND;TZID=Europe/Tirane:20250720T180000
DTSTAMP:20250616T192042Z
CREATED:20250616
LAST-MODIFIED:20250616
PRIORITY:5
SEQUENCE:1
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:Shkolla Verore e Alpeve Shqiptare II në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”
DESCRIPTION:Shkolla Verore e Alpeve Shqiptare II\nHARTËZIMI I PEIZAZHIT KULTUROR NË VENDBANIMET E ALPEVE SHQIPTARE\nVendndodhja: Nikç, Kelmend, Lugina e Cemit,\nParku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”\nDatat: 11-20 Korrik 2025\nOrganizuar nga GO2Albania\nBashkëpununëtorë: Rrjeti Tramontana @reseautramontana , Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër @adzm_shkoder\nFinancuar nga: Prespa Ohrid Nature Trust – PONT, #BashkimiEuropian @european.union dhe programi “CLOE” Marie Skłodowska-Curie Actions\nParku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” (Kategoria II e IUCN) është shpallur me VKM Nr. 59, dt 26.01.2022, si parku më i madh në Shqipëri, me sipërfaqe 82 844,65ha. Pozicionuar në pjesën më veriore të vendit, Parku shtrihet në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe të Qarkut Shkodër dhe në Bashkinë Tropojë të Qarkut Kukës. Në jug kufizohet me 3 parqe natyrore: “Nikaj-Mertur” (2014), “Lugina e Shalës” (2022) dhe “Shkrel” (2016). Ndërsa në veri me PK “Prokletije” (2009) të Malit të Zi, në verilindje me PK “Bjeshkët e Nemuna” (2012) të Kosovës – dhe të tre së bashku, këto parqe përbëjnë Alpet Shqiptare që shtrihen në ekstremin juglindor të Alpeve Dinarike.\nAlpet Shqiptare përfaqësojnë rajonin më madhështor të Shqipërisë. Ata janë vendi i miteve dhe i legjendave, i Këngëve të Kreshnikëve dhe i Kanunit, i trimave që nisen për luftë me kângë mâjekrahu e nderohen me gjâmë burrash, i besës dhe i burrneshave. Alpet janë origjina dhe territori i shumicës së 10 fiseve të paepura të Gegnisë, të shpërndarë përgjatë historisë që nga Danubi e deri në Egje, e që nga Apeninet deri përtej Atlantikut.\nMënyra tradicionale e jetesës së banorëve të vendosur që nga luginat e lumenjve e deri në përrenjtë më të thellë e më të izoluar, ka evoluar shumë ngadalë përgjatë 3 mijë viteve të fundit, duke formësuar peizazhin kulturor.\nKy peizazh përmban trashëgimi të çmuar historike, antropologjike, arkeologjike, ekologjike dhe shpirtërore, shpesh të rrezikuar nga braktisja, modernizimi, por edhe nga ndryshimet klimatike.\n▶ Kjo shkollë verore 10-ditore do të zhvillohet në njërin preje vendbanimeve më të thella dhe më të ruajtura të Alpeve dhe do të ofrojë një përvojë unike dhe të thelluar në terren për njohjen, dokumentimin dhe hartëzimin e peizazhit kulturor të tij, për të ndihmuar në të kuptuarit e civilizimit rural në malësitë e Gegnisë.\nProgrami krijon një hapësirë ndërdisiplinore për njohje në terren të vendbanimit malor në rajonin verior të Shqipërisë, reflektim kritik dhe prodhim kolektiv njohurish.\nObjektivat:\n– Të eksplorojë dhe të identifikojë peizazhin kulturor të një vendbanimi malor përmes punës në terren;\n– Të dokumentojë elementët fizikë të peizazhit kulturor përmes metodave ndërdisiplinare dhe t’i interpretojë ato;\n– Të rrisë ndërgjegjësimin për vlerat dhe rreziqet që i kanosen peizazheve kulturore malore si trashëgimi e vyer me vlera antropologjike, historike, kulturore dhe mjedisore.\n
URL:https://www.almanart.al/events/shkolla-verore-e-alpeve-shqiptare-ii-ne-parkun-kombetar-alpet-e-shqiperise/
CATEGORIES:Shkollë verore
LOCATION:Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.almanart.al/wp-content/uploads/2025/06/go2al_508470322_18316668166238087_2223819476664188226_n.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR
