BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.30.1//EN
X-ORIGINAL-URL:https://www.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-08b255a5d42b89b0585260b6f2360bdd@almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20221015T190000
DTEND;TZID=Europe/Tirane:20221015T190000
DTSTAMP:20221010T190815Z
CREATED:20221010
LAST-MODIFIED:20221010
PRIORITY:5
SEQUENCE:4
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:“Vetëharrimi” në Teatrin Eksperimental
DESCRIPTION:Me tekst të Besim Rexhajt dhe regji të Fadil Hysajt, produksion i Teatrit të Qytetit të Prishtinës, “Dodona” Teatri Dodona.\n REZERVONI 069 57 177 46 OSE NË INBOX \nBILETARIA | E MARTË-E DIEL 09.00-13.00 dhe 16.00-19.00\nVETËHARRIMI, si tekst dramatik e si shfaqje teatrore, në qendër të vet e ka tragjiken e luftës e të pasluftës, me një fokusim në fatin e një të mbijetuare të dhunës seksuale të ushtruar gjatë luftës së fundit( 1998-9). Një monodramë me një bazë të fortë dokumentare, VETËHARRIMI, me anë të gjuhës së sintezës artistike, e artikulon jo vetëm dramën e individit – të femrës së dhunuar, por edhe dramën e kolektivitetit – të femrave të dhunuara, dhe, si e tillë, ajo artikulon dramën e familjes e të shoqërisë, pasojat të cilat e rëndojnë trupin dhe shpirtin e individit, të familjes e të shoqërisë!\nDrama Vetëharrimi artikulon pasojat e aktit të dhunimit, pasojat dhe frustracionet e femrës së dhunuar, Fatmires, e cila, me përjashtim të familjes së saj dhe të një Qendre të Rehabilitimit, refuzohet, damkoset, përçmohet e margjinalizohet si kategori shoqërore! Fatmirja artikulon dilemat, dhembjen psikologjike e morale dhe, duke e artikuluar pozitën e saj të margjinalizuar, e shqipton absurditetin dhe nivelin e ulët e të padrejtë të trajtimit të saj dhe të simotrave të saj nga shoqëria jonë gjatë gjithë periudhës së pasluftës. Ajo, për shkak të paragjykimeve dhe të përjashtimit që i bëhet, e pushtuar nga pamundësia e artikulimit të dramës së saj individuale e familjare, e bënë luftën e saj të brendshme morale dhe, në fund, sado me dhembje të madhe, i thyen muret e heshtjes dhe, nga margjina sociale, e artikulon publikisht dramën e saj, atë dramën e cila nuk është vetëm e saj, por e të gjitha simotrave dhe familjeve të goditura nga dhuna seksuale dhe kthetrat e luftës.\nVETËHARRIMI, me gjuhën e dhembjes, të akuzës, të ironisë e të qortimit moral e, madje, edhe politik, është një thirrje artistike, drejtuar sa një regjimi gjenocidial, aq edhe shoqërisë sonë, e cila, gjatë periudhës së pasluftës, e ka margjinalizuar një nga shtresat dhe një nga plagët më të rënda të luftës – të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe tragjikën e traumës së tyre, që është tragjika dhe trauma jonë.\n
URL:https://www.almanart.al/events/veteharrimi-ne-teatrin-eksperimental/
LOCATION:Art Turbina
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.almanart.al/wp-content/uploads/2022/10/Eksperimental-15.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR
