BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.30.1//EN
X-ORIGINAL-URL:https://www.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-967c2ae04b169f07e7fa8fdfd110551e@almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20230405T190000
DURATION:P13D
DTSTAMP:20230330T231557Z
RDATE;TZID=Europe/Tirane:20230405T190000
CREATED:20230330
LAST-MODIFIED:20230330
PRIORITY:5
SEQUENCE:1
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:Ekspozita e skulptorit Kreshnik Xhiku “Opus continuum” te Galeria FAB
DESCRIPTION:Të nderuar miq, Galeria FAB ka kënaqësinë t’ju ftojë në inagurimin e ekspozitës së skulptorit të mirënjohur  Kreshnik XHIKU “Opus continuum”\nDt. 05 prill / ora / 19.00\nKuruar nga Ardian Kapo, Ermir Hoxha\nKohëzgjatja. 05 / 18 prill 2023\nGaleria FAB\nFakulteti i Arteve të Bukura\nUniversiteti i Arteve\n…\nOpus continuum / nga Ermir Hoxha\n(Pjese nga teksti kuratorial)\nSkulptura zë një hapësirë reale, ashtu si dhe ne. Atë e gjejmë në galeri arti, në parqe e në sheshe. Ashtu si ne ajo kërkon vëmendje, shpesh në formë bustesh, a monumentesh e prej dekadave të fundit edhe në formë instalimesh.\nE ashtu si ne, ajo kërkon kohë të blatohet. Deri këtu gjithçka duket e thjeshtë. Por ajo që shpesh nuk dihet, është procesi me të cilin ajo ndërtohet; ajo metamorfoza e formës, që vërtitet prej idesë, tek vendosja në sheshe.\nGjithçka nis me ngritjen e armaturës. Një strukturë e hekurt, herë e thjeshtë e herë tejet e ndërlikuar, ku kapërthehen herë dhjetëra e herë qindra kryqe të drunjtë e fije metalike. E gjithë kjo pasi aty do të vërtitet balta … ajo materia që do t’i japë formë skulpturës. Aty, metamorfoza e formës do të shkojë drejt poezisë së ngjizjes.\nRealizimi i një skulpture është një formë tjetër arti. Është një tjetër mënyrë tregimi nëpërmjet formës.\nNga ana tjetër ajo është mënyra si ti e kupton botën që të rrethon, por dhe si ajo të ka dhënë formë ty. Si përfundim ajo është forma që ke përkthyer në kryeveprën tënde.\nOpus Continuum është ekspozita e rradhës e Kreshnik Xhikut. Ajo është vazhdimi i veprës së tij… është dhe aventura e tij e më e fundit vizive e vazhdimi i dialogut mes formës dhe subjektit.\nE vendosur në galerinë FAB, ashtu si dhe herën e fundit me njeriun “Vitruvian” (2018), ajo servir prurjet e viteve të fundit të këtij skulptori. Por në të nuk janë më proporcionet ideale të njeriut në harmoni mes vetes dhe universit, porse tri figura femërore emblematike. Prezantuar në format të madh, ato evokojnë tri “kore” të shënjuara nga objekte etnografike. Të përzgjedhura me kujdes nga habitati i tyre, ato duken herë si monumente të gjalla arkeologjike, e herë si copëza të qytetit tradicional të origjinës…\n
URL:https://www.almanart.al/events/ekspozita-e-skulptorit-kreshnik-xhiku-opus-continuum-te-galeria-fab/
LOCATION:Galeria Fab
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.almanart.al/wp-content/uploads/2023/03/8AF14269-1CD1-4882-A0BD-F70349968616.jpeg
END:VEVENT
END:VCALENDAR
