BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.30.1//EN
X-ORIGINAL-URL:https://www.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-63f8f2c60292aebaaf6b0eae632f6e01@almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20260511T190000
DTEND;TZID=Europe/Tirane:20260511T190000
DTSTAMP:20260507T102227Z
CREATED:20260507
LAST-MODIFIED:20260507
PRIORITY:5
SEQUENCE:1
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:“Rrushkulli – Kur një shkurre e vogël bëhet vendbanim” me Ledi Shamkun
DESCRIPTION:Më 11 major ju presim në Berk për një takim mes gjuhës, antropologjisë dhe natyrës 🌱\nNë thellësinë e hijeve të pyllit, aty ku vështrimi njerëzor rëndom tërhiqet nga madhështia e lisave dhe dushqeve shekullorë, jeton një shkurre e vogël, e heshtur, por thellësisht rezistente. Ruscus aculeatus, e njohur në gjuhën popullore si “rrushkulli”, mbart një gjelbërim të përhershëm dhe një forcë të fshehtë. Në dukje e papërfillshme në hierarkinë e pyllit, kjo bimë ka arritur një kapërcim të jashtëzakonshëm kulturor dhe gjuhësor: ka dalë nga fshehtësia e nënpyllit për t’u ngulitur fort në hartat tona, duke u shndërruar në toponim dhe oikonim (emër vendbanimi) në disa fshatra të Shqipërisë.\nSi ndodh që e vogla të mbizotërojë mbi të mëdhatë në vetëdijen e një komuniteti? Çfarë marrëdhënieje intime, simbolike apo utilitare kishin të parët tanë me këtë bimë? Në traditën rurale, emërtimi i një vendi nuk ishte kurrë një akt i rastësishëm gjeografik. Ai ishte një proces i thellë njohjeje; një “shenjim” i territorit që dëshmon se si njerëzit e lexonin peizazhin jo si një sfond të zbrazët, por si një hapësirë të gjallë, ku mbijetesa dhe jetesa vareshin nga vëzhgimi i detajuar i çdo dege dhe rrënje. Rrushkulli u bë një pikë referimi, një shenjë dalluese që u dha identitet hapësirave dhe komuniteteve që jetuan pranë tij.\nKjo bisedë vjen si një ftesë etnografike për të mbajtur vesh atë gjuhë të natyrës që rrezikon të humbasë në zhurmën e modernitetit: lidhjen e brishtë, por të pashkëputshme, mes ekosistemit natyror dhe atij njerëzor. Përmes shembullit të rrushkullit, ne hapim një dritare drejt etno-ekologjisë shqiptare, duke kuptuar mënyrën se si bashkësitë kanë parë, emërtuar dhe përvetësuar mjedisin e tyre.\n
URL:https://www.almanart.al/events/rrushkulli-kur-nje-shkurre-e-vogel-behet-vendbanim-me-ledi-shamkun/
ORGANIZER;CN="Berk Botime" Tiranë:MAILTO:
CATEGORIES:Takim/Konferenca
LOCATION:Berk Botime
ATTACH;FMTTYPE=image/webp:https://www.almanart.al/wp-content/uploads/2026/05/684263502_18092081837233599_8664802287134995520_n.webp
END:VEVENT
END:VCALENDAR
