BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.30.1//EN
X-ORIGINAL-URL:https://www.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-97aff1c953610ba14e7396f3ad467ce0@almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20260911T200000
DTEND;TZID=Europe/Tirane:20260911T200000
DTSTAMP:20260910T124155Z
CREATED:20260910
LAST-MODIFIED:20260910
PRIORITY:5
SEQUENCE:1
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:“Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar” – Edison Gjergo
DESCRIPTION:𝐒𝐞𝐫𝐢𝐚 “𝐀𝐧𝐚 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐞 𝐑𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢𝐭 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭: 𝐀𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭ë𝐭 𝐞 𝐍𝐝𝐚𝐥𝐮𝐚𝐫” 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐄𝐝𝐢𝐬𝐨𝐧 𝐆𝐣𝐞𝐫𝐠𝐨𝐧 (1939–1989), një nga figurat më të veçanta të pikturës shqiptare të viteve 1960–1970.\nYlli Drishti, studiues i artit shqiptar, dhe Genti Gjikola, studiues dhe kurator pranë Galerisë Kombëtare të Arteve, do të flasin mbi jetën dhe veprën e Gjergos përmes pikturave, kritikës së kohës dhe dokumenteve që çuan në dënimin e tij.\nI formuar në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, Gjergo nuk iu shmang tematikës së Realizmit Socialist: pikturoi partizanë, punëtorë dhe naftëtarë, por brenda saj kërkoi një gjuhë tjetër piktorike.\nKjo kërkimtari arrin një nga kulmet e saj te vepra “Epika e yjeve të mëngjesit”. E ekspozuar fillimisht më 1971, tabloja u bë objekt debatesh për ngjyrën, ekspresivitetin, ndikimet moderniste dhe raportin mes formës dhe përmbajtjes. Ajo që fillimisht diskutohej si problem estetik, me kalimin e kohës filloi të lexohej si problem ideologjik. Në prill 1973, vepra “Pusi 542” kritikohej sepse koloriti i tij “nuk i përgjigjet temës”; pak muaj më vonë, Sigurimi udhëzonte bashkëpunëtorët të mblidhnin nga Gjergo mendimet e tij mbi Realizmin Socialist, artin modern dhe rolin e Partisë në art.\nNë janar 1975, Gjergo u arrestua dhe në prill u dënua me tetë vjet burg për “agjitacion e propagandë”. Në vendimin e gjykatës, qëndrimi i tij ndaj Realizmit Socialist kërkohej jo vetëm në fjalët e tij, por “edhe në punimet që ka bërë”. Pas lirimit nga Spaçi më 1982, ai nuk u rikthye më në skenën artistike. Përndjekja dhe survejimi vazhduan deri në vdekjen e tij më 1989, në moshën 50-vjeçare.\nAktiviteti zhvillohet në kuadër të programit “Jehonat e Kujtesës”, organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve.\n#TheOtherSideOfSocialistRealism #EdisonGjergo #YlliDrishti #GaleriaKombetareeArteve #ShtepiaMeGjethe\n
URL:https://www.almanart.al/events/ana-tjeter-e-realizmit-socialist-artistet-e-ndaluar-edison-gjergo/
CATEGORIES:Takim/Konferenca
LOCATION:Muzeu "Shtepia me gjethe"
ATTACH;FMTTYPE=image/webp:https://www.almanart.al/wp-content/uploads/2026/09/801785688_18149487709529228_7940207874135145772_n.webp
END:VEVENT
END:VCALENDAR
