BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.30.1//EN
X-ORIGINAL-URL:https://www.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-c28e5b0c9841b5ef396f9f519bf6c217@almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20230429T200000
DTEND;TZID=Europe/Tirane:20230430T220000
DTSTAMP:20230424T111429Z
CREATED:20230424
LAST-MODIFIED:20230424
PRIORITY:5
SEQUENCE:4
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:GADJO – premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” (Tiranë)
DESCRIPTION:Në vitin 2019, në Kosovë u shënuan një seri sulmesh fizike mbi një grua rome transgender. Ajo ishte një refugjate që para disa javësh ishte kthyer dhunshëm nga Belgjika në Kosovë dhe tani po përpiqej të adaptohej në shoqërinë dhe mjedisin e ri. Kur, pas disa ditësh që ishte kthyer, ajo kishte vendosur të ikë nga qendra e refugjatëve në Podujevë, një media lokale kishte publikuar një lajm të rremë për “një burrë me pamje gruaje, që po vjedh fëmijët në Kosovë”. Shpejt, lajmin e paverifikuar e kishin shpërndarë edhe media të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri. Si rezulltat, gruaja rome u sulmua dhe u rrah brutalisht nga grupe të rinjësh në disa qytete.\nDrama “Gadjo’’ (Gaxhó, një term që romët e përdorin për jo-romët) synon të nxisë debat mbi racizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm te të rinjët në Kosovë e në Shqipëri, por poashtu synon të hulumtojë dhe analizojë këtë shekull të mosdijes dhe intolerancës që nxitet e promovohet nga mediat e papërgjegjshme, në një mjedis ku tregu medial është kaotik dhe i pakontrolluar dhe ku nevoja për “klikime” është shndërruar në qëllim sipëror. “Gadjo’’ nxit dhe konfronton shoqërinë shqiptare mbi romët, mitet mbi ta dhe pozitën e tyre në shoqëritë tona, ku racizmi, përbuzja janë të ngulitura thellë në vetëdije.\n“Gadjo” është një dramë për krejt këta të rinj e të reja, që me kurajo e vendosmëri po përqafojnë këtë shekull të dhunës e mosdurimit, për të cilin kemi kontribuar të gjithë, por më së shumti mediat dhe shkollat tona. Demonët e dhunës janë ringjallur dhe po kalërojnë shesheve të qytetete tona…\nDramë nga Jeton Neziraj\nRegjia: Blerta Neziraj\nAktorë: Edona Reshitaj, Juli Emiri, Verona Koxha, Rafael Hoxhaj, Blend Sadiku\nKompozitor: Jindrich Cizek\nKostumograf: Blagoj Micevski\nKoncepti vizual dhe skena: Mentor Berisha\nRealizimi i skenografisë: Beqo Nanaj\nDritat: Yann Perregaux, Mursel Bekteshi\nTeknik i dritave dhe ndriçimit: Taulant Kotorri.\nPremiera më datë 28 Prill ora 20:00. Shfaqje në datat 29-30 Prill, 4-5-6-7 Maj ora 20:00.\nBashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Qendra Multimedia (Prishtinë)\n NXITONI TË REZERVONI:\n 069 5717746 ose në INBOX\n ORARI I BILETARISË:\n09:00-13:00 & 17:00-20:00\nE Martë – E Diel\n(E hëna ditë pushimi)\n Çmimi i biletës:\n Lekë | E Premte | E Shtunë | E Diel\n Tarifa të reduktura sipas kategorive përfituese në bazë të VKM nr. 381, datë 01.06.2022.\n\n
URL:https://www.almanart.al/events/gadjo-premiere-ne-teatrin-kombetar-eksperimental-kujtim-spahivogli-tirane-2/
LOCATION:Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.almanart.al/wp-content/uploads/2023/04/Snapinsta.app_342512747_2148373018679369_1190799724632736876_n_1080-1.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR
