BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.30.1//EN
X-ORIGINAL-URL:https://www.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-95fdf047c5a96c62ea67a4ec1d5d1630@almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20261006T090000
DURATION:PT7H
DTSTAMP:20261005T225026Z
RDATE;TZID=Europe/Tirane:20261006T090000,20261007T090000,20261008T090000,20261009T090000,20261012T090000,20261013T090000,20261014T090000,20261015T090000,20261016T090000,20261019T090000,20261020T090000,20261021T090000,20261022T090000,20261023T090000
CREATED:20261005
LAST-MODIFIED:20261005
PRIORITY:5
SEQUENCE:1
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:Ekspozita fotografike “L’Italia che sognavamo” te Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
DESCRIPTION:Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë, ka kënaqësinë të prezantojë ekspozitën fotografike “L’Italia che sognavamo”, e kuruar nga Brunella Garavini (Biblioteka Malatestiana e Çezenës) dhe Elton Koritari (EjAlbum)\nEkspozita u realizua falë bashkëpunimit të Bashkisë së Çezenës dhe Bibliotekës Malatestiana – Qendra e Kinemasë Qyteti i Çezenës, në kuadër të TIFF – Tirana International Film Festival. Pas TIFF expo ndalet te ne.\nTë gjitha imazhet vijnë nga Arkivi Malatestiana / Qendra e Kinemasë e Qytetit të Cezenës.\nËshtë një gjest që rikthehet vazhdimisht në fotografinë e skenës: dikush që kthen kokën pas. Një grua kalon përmes një sheshi dhe një turmë burrash kthehet për ta parë. Një regjisor kthehet drejt objektivit, i befasuar edhe vetë, ndërsa shkrep flashi i një paparaci. Kjo ekspozitë lind pikërisht nga ky gjest. Sepse kinemaja italiane e shekullit të XX nuk është thjesht një koleksion filmash: është ushtrimi më i madh i vështrimit që një Vend ka bërë ndonjëherë ndaj vetvetes. Nga rruga e Neorealizmit te ëndrrat e Fellini-t, ky është një udhëtim në të cilin objektivi ndryshon dy herë natyrën e tij. Fotografitë në ekspozitë e dëshmojnë këtë transformim jo nga salla e kinemasë, por nga prapaskenat: nga vendi ku ndërtohej ëndrra.\nPër breza të tërë shqiptarësh, kinemaja dhe televizioni italian kanë qenë një dritare e ndaluar me pamje nga bregu tjetër i Adriatikut. Shtatëdhjetë kilometra det dhe një sinjal televiziv i kapur fshehurazi ishin gjithçka që ndante dhe bashkonte dy popujt. Italia, përpara se të ishte një destinacion, ka qenë një imazh: i ndritshëm, i dëshiruar, i ëndërruar.\nIshte një vështrim njëdrejtimësh. Prandaj, ajo që ekspozohet është pikërisht Italia që shqiptarët vëzhgonin, pothuajse të verbuar, gjatë errësirës së diktaturës dhe, në të njëjtën kohë, vetë mekanizmi që prodhonte atë verbim. – Elton Koritari\nEkspozita do të qendrojë e hapur për publikun në hapësirat e jashtme të @arkiviqendrorshteterorifilmit ( https://www.instagram.com/arkiviqendrorshteterorifilmit/ ) nga data 5 deri në datën 23 tetor 2026. Orari 9-16:00.\n
URL:https://www.almanart.al/events/ekspozita-fotografike-litalia-che-sognavamo-te-arkivi-qendror-shteteror-i-filmit/
CATEGORIES:Ekspozita
LOCATION:Arkivi Qendror Shteteror i Filmit
ATTACH;FMTTYPE=image/webp:https://www.almanart.al/wp-content/uploads/2026/10/Ekspozite-Arkivi.webp
END:VEVENT
END:VCALENDAR
