BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.30.1//EN
X-ORIGINAL-URL:https://www.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-fe6fba53976a727a905123cc22c6f18f@almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20261013T183000
DTEND;TZID=Europe/Tirane:20261013T183000
DTSTAMP:20261008T201051Z
CREATED:20261008
LAST-MODIFIED:20261008
PRIORITY:5
SEQUENCE:1
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:Dokumentari “Shpëtimi i Enit – Arratisja nga Holokausti” në Tiranë
DESCRIPTION:Shpëtimi i Enit – Arratisja nga Holokausti\nÇfarë do të thotë të rrezikosh jetën tënde për të shpëtuar një person tjetër?\nJu ftojmë përzemërsisht në shfaqjen e dokumentarit 45-minutësh „Shpëtimi i Enit – Arratisja nga Holokausti“, nga Bernd Borchardt, ish-Ambasador i Gjermanisë dhe ish-Kryetar i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri.\n📅 E martë, 13 tetor 2026, ora 18:30\n📍Shtëpia e Evropës – Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë\n🎬 Filmi do të shfaqet me titra në anglisht. Bernd Borchardt do të jetë i pranishëm në shfaqje dhe do ta prezantojë personalisht filmin.\nFilmi rrëfen historinë e jashtëzakonshme të Eni Altaratz, e cila në vitin 1943, si fëmijë, u arratis me familjen e saj hebreje nga Shkupi, përmes Kosovës, drejt Shqipërisë. Familja e saj i mbijetoi Holokaustit falë disa njerëzve që u ofruan mbrojtje dhe ndihmë – fillimisht në Shkup, më pas gjatë arratisjes së rrezikshme dhe, në fund, në Tiranë dhe në malet mbi qytet.\nPërmes kujtimeve personale të Enit, dokumenteve historike, materialeve arkivore, pamjeve aktuale të rrugës së arratisjes dhe bisedave me pasardhësit e familjeve që i strehuan, filmi sjell një portret mbresëlënës të kësaj historie shpëtimi.\nNë qendër të filmit nuk është vetëm pyetja se si mbijetoi familja e Enit, por edhe përse njerëzit, në kushtet e Holokaustit, ishin të gatshëm të rrezikonin jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët.\nHistoria e Enit është njëkohësisht pjesë e një historie më të madhe, ende pak të njohur jashtë Shqipërisë: qindra familje shqiptare – shumica e besimit mysliman – mbrojtën bashkëqytetarët e tyre hebrenj, si dhe më shumë se 2.000 refugjatë hebrenj.\nFilmi u realizua me mbështetjen dhe pjesëmarrjen e Eni Altaratz dhe vajzës së saj, Lea Shani, të familjes Meliqi në Meliq/Kosovë dhe në Shkup/Maqedoninë e Veriut, si dhe të familjes Kasapi në Tiranë/Shqipëri. Prodhimi u mbështet gjithashtu nga Fondacioni Nehemiah Gateway Albania. Për kërkimin historik dhe materialet arkivore u përfshinë, ndër të tjera, Holocaust Memorial Center for the Jews of Macedonia dhe Arkivat Federale Gjermane.\nJu mirëpresim!\n
URL:https://www.almanart.al/events/dokumentari-shpetimi-i-enit-arratisja-nga-holokausti-ne-tirane/
ORGANIZER;CN=Ambasada e Shtetit Federal Gjerman në Tiranë:MAILTO:
CATEGORIES:Film
LOCATION:"Europe House" Tirana
ATTACH;FMTTYPE=image/webp:https://www.almanart.al/wp-content/uploads/2026/10/Dokumentar-Tirane.webp
END:VEVENT
END:VCALENDAR
