BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.30.1//EN
X-ORIGINAL-URL:https://www.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-a06cef7b78ecfb2461fe6ab2ac847fa0@almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20261113T100000
DTEND;TZID=Europe/Tirane:20261115T190000
DTSTAMP:20261110T125442Z
CREATED:20261110
LAST-MODIFIED:20261110
PRIORITY:5
SEQUENCE:1
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:Festivali i filmit “Tirana 48 orëshi”
DESCRIPTION:48 HOUR FILM PROJECT | EDICIONI I 17-TË | 13 NËNTOR 2026. Koha për tu regjistruar.\n48 orë për të krijuar një realitet për të cilin kemi shumëçka për të thënë. Një zë që meriton të dëgjohet.\nMë 13 nëntor nis edicioni i 17-të i “Tirana 48orëshi”, sfida krijuese që na fton të tregojmë histori, të eksperimentojmë me gjuhën e filmit dhe të shprehim atë që na preokupon dhe na bën të reflektojmë.\nSi çdo vit, edhe këtë vit, frymëzimi do të jetë realiteti politik shqiptar.\nNjë realitet i trazuar nga protestat, tensionet politike, përplasjet në rrugë, skandalet qeveritare dhe një shoqëri që kërkon përgjigje për të ardhmen e saj.\nÇfarë historie do të tregonit ju për Shqipërinë e sotme?\nSi do ta pasqyronit përmes filmit zemërimin, zhgënjimin, shpresën, frikën apo dëshirën për ndryshim? Çfarë do të thoshit për pushtetin, qytetarin, protestën, heshtjen dhe përgjegjësinë individuale?\n“Tirana 48orëshi” nuk kërkon domosdoshmërisht të njëjtën përgjigje. Përkundrazi, kërkon këndvështrimin tuaj, guximin për tu shprehur dhe lirinë për të treguar një histori që ju përfaqëson.\nSepse filmi nuk është vetëm argëtim. Është dëshmi, reflektim, kritikë dhe një mënyrë për të dokumentuar kohën në të cilën jetojmë.\nNdonjëherë, një histori e treguar mirë mund të ngrejë pyetje që mijëra fjalë nuk arrijnë t’i bëjnë.\n🎥 Producentë, regjisorë, skenaristë, aktorë, operatorë, montazhierë dhe të gjithë ju që keni një histori për të treguar, është momenti për t’u regjistruar dhe bërë pjesë e kësaj sfide duke klikuar këtu. https://www.48hourfilm.com/tirana\nMos prisni kushtet ideale, buxhetin e përsosur apo momentin e duhur. Merrni kamerën, mblidhni ekipin dhe sillni në ekran këndvështrimin tuaj mbi Shqipërinë që jetojmë sot.\nDUHEN ABSOLUTISHT DISA 48 ORESHA NE JETE PER TU RRITUR PROFESIONALISHT.\nIT’S NOT ABOUT WINNING, IT’S ABOUT GROWING IN YOUR CRAFT.\nNGA ENDRRA NE EKRAN PER VETEM 48 ORE.\n📅 Hedhja e shortit: 13 nëntor 2026\n
URL:https://www.almanart.al/events/festivali-i-filmit-tirana-48-oreshi/
CATEGORIES:Festival,Film
LOCATION:Qendra e Artit "Agimi"
ATTACH;FMTTYPE=image/webp:https://www.almanart.al/wp-content/uploads/2026/11/48-oreshi.webp
END:VEVENT
END:VCALENDAR
