BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.30.1//EN
X-ORIGINAL-URL:https://www.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-145dd403d598027e231622ecad09ab18@almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20261120T180000
DTEND;TZID=Europe/Tirane:20261120T180000
DTSTAMP:20261119T230027Z
RDATE;TZID=Europe/Tirane:20261120T180000,20261121T100000,20261122T100000,20261123T100000,20261124T100000,20261125T100000,20261126T100000,20261127T100000,20261128T100000,20261129T100000,20261130T100000
CREATED:20261119
LAST-MODIFIED:20261119
PRIORITY:5
SEQUENCE:1
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:Ekspozitë nga Mikel Temo te Galeria “Fab” Tiranë
DESCRIPTION:\nMIKEL TEMO\nBEYOND THE LIMITS OF MEMORY\n—————-\nVeprat e artit udhëtojnë. Ato paketohen, mbështillen, transportohen, ruhen dhe, pas një kohe, rishfaqen në një hapësirë tjetër. Por udhëtimi i tyre nuk është vetëm fizik. Është edhe një udhëtim në kohë, në kujtesë dhe në kontekste të ndryshme interpretimi.\nGjashtëmbëdhjetë pikturat e kësaj ekspozite janë krijuar rreth njëzet vjet më parë. Pas një qëndrimi të gjatë në Kanada dhe një udhëtimi nëpër hapësira të ndryshme ekspozimi, ato paraqiten për herë të parë në Shqipëri. Kthimi i tyre nuk është thjesht një rikthim gjeografik. Është një takim i ri me kohën, me hapësirën dhe me publikun.\nPaketimi, në këtë kontekst, merr një kuptim përtej funksionit të tij praktik. Ai bëhet metaforë e kohës që ka kaluar, e asaj që është ruajtur dhe e asaj që ka mbetur jashtë vështrimit. Mbështjellja fsheh, por njëkohësisht mbron mundësinë e zbulimit. Ajo që qëndron brenda saj nuk është domosdoshmërisht e njëjta gjë me atë që kujtojmë.\nKujtesa nuk është një arkiv i paprekur. Ajo përzgjedh, mbivendos, fshin dhe ruan fragmente. Nuk na kthen gjithmonë te origjina, por na ofron mundësinë e një leximi tjetër. Prandaj, zbulimi i veprave nuk është rikthim në të kaluarën, por krijimi i një marrëdhënieje të re me të.\nEdhe artisti udhëton, duke marrë me vete laboratorin e tij krijues, përvojën e fituar dhe gjithçka që ende mund të zbulojë. Vepra, ndërkaq, nis një jetë tjetër përmes vështrimit të atyre që e takojnë. Ajo nuk i përket më vetëm historisë së krijimit të saj. Publiku bëhet njëkohësisht lexues i imazhit dhe pjesëmarrës në ndërtimin e kuptimit të tij.\nÇdo takim me veprën mund të jetë një stacion. Një ndalesë dhe çlodhje pas udhëtimit, por edhe hapje drejt një mendimi tjetër. Stacioni nuk është fundi. Është pikënisja drejt stacionit të ardhshëm, në një udhëtim që mund të vazhdojë deri në infinit.\nEnigma do të zbulohet.\n\n\n
URL:https://www.almanart.al/events/ekspozite-nga-mikel-temo-te-galeria-fab-tirane/
CATEGORIES:Ekspozita
LOCATION:Galeria Fab
ATTACH;FMTTYPE=image/webp:https://www.almanart.al/wp-content/uploads/2026/11/Ekspozite-Galeria-Fab-Tirane-1.webp
END:VEVENT
END:VCALENDAR
