BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
METHOD:PUBLISH
CALSCALE:GREGORIAN
PRODID:-//WordPress - MECv7.30.1//EN
X-ORIGINAL-URL:https://www.almanart.al/
X-WR-CALNAME:Almanart
X-WR-CALDESC:Dedikuar Artit &amp; Kulturës në Shqipëri
X-WR-TIMEZONE:Europe/Tirane
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:Europe/Tirane
X-LIC-LOCATION:Europe/Tirane
BEGIN:DAYLIGHT
TZOFFSETFROM:+0100
TZOFFSETTO:+0200
TZNAME:CEST
DTSTART:20260329T030000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=03;BYDAY=-1SU
END:DAYLIGHT
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0200
TZOFFSETTO:+0100
TZNAME:CET
DTSTART:20261025T020000
RRULE:FREQ=YEARLY;BYMONTH=10;BYDAY=4SU
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
X-MS-OLK-FORCEINSPECTOROPEN:TRUE
BEGIN:VEVENT
CLASS:PUBLIC
UID:MEC-f302def2692e12f18b23f57a653b961c@almanart.al
DTSTART;TZID=Europe/Tirane:20261127T110000
DTEND;TZID=Europe/Tirane:20261127T130000
DTSTAMP:20261126T123801Z
CREATED:20261126
LAST-MODIFIED:20261126
PRIORITY:5
SEQUENCE:1
TRANSP:OPAQUE
SUMMARY:Projekti Berose dhe historia e antropologjisë shqiptare
DESCRIPTION:Ju ftojmë të na bashkoheni në ligjëratën e radhës të seminarit tonë permanent “Përthyerje Antropologjike”!\nData: 27 nëntor 2026\nOra: 11:00-13:00\nVendndodhja: Instituti i Antropologjisë, Salla “Rrok Zojzi”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë.\nTema: Projekti BÉROSE dhe historia e antropologjisë shqiptare\nFolës: Gilles de Rapper dhe Olsi Lelaj\nBÉROSE (Encyclopédie internationale des histoires de l’anthropologie) është një enciklopedi digjitale ndërkombëtare me akses të hapur, kushtuar dokumentimit dhe studimit të historisë së antropologjisë në tradita të ndryshme shkencore.\nNë kuadër të programit Histories of Anthropology in the Balkans, projekti synon të dokumentojë zhvillimin e antropologjisë në Ballkan, duke përfshirë edhe Shqipërinë, dhe të bëjë të njohur kontributin e studiuesve shqiptarë në historinë ndërkombëtare të disiplinës.\nPërmes kërkimit arkivor e bibliografik dhe bashkëpunimit ndërmjet studiuesve, nisma synon të rindërtojë historinë e antropologjisë shqiptare, duke shqyrtuar figurat kryesore, institucionet, botimet dhe traditat e kërkimit antropologjik.\nGilles de Rapper është antropolog francez, studiues i Ballkanit dhe veçanërisht i Shqipërisë, me një veprimtari të gjerë kërkimore mbi marrëdhëniet shoqërore, identitetet, fenë dhe proceset e ndërtimit të përkatësive në hapësirën shqiptare. Ai ka qenë i angazhuar për shumë vite në kërkimin shkencor mbi Shqipërinë dhe në bashkëpunimin akademik franko-shqiptar. Kontributi i tij në këtë projekt lidhet me njohjen e thelluar të historisë së kërkimit antropologjik në rajon dhe me përpjekjen për ta vendosur atë në një historiografi më të gjerë ndërkombëtare.\nOlsi Lelaj është antropolog dhe drejtor i Institutit të Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Studimet e tij përqendrohen në antropologjinë sociale dhe kulturore, historinë e dijes antropologjike dhe marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë, kulturës dhe proceseve të modernizimit në Shqipëri.\nTakimi do të prezantojë objektivat dhe metodologjinë e projektit, si dhe rëndësinë e dokumentimit dhe rishqyrtimit kritik të historisë së antropologjisë shqiptare në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar.\n
URL:https://www.almanart.al/events/projekti-berose-dhe-historia-e-antropologjise-shqiptare/
CATEGORIES:Takim/Konferenca
LOCATION:Instituti i Antropologjisë
ATTACH;FMTTYPE=image/webp:https://www.almanart.al/wp-content/uploads/2026/11/Projekti-Berose-Akademia-e-Shkencave.webp
END:VEVENT
END:VCALENDAR
