Aleksandër Moisiu, aktori shqiptar që shkëlqeu në skenat e Evropës

146 vite më parë, me 2 prill 1879, lindi aktori shqiptar me famë botërore, 𝗔𝗹𝗲𝗸𝘀𝗮𝗻𝗱𝗲̈𝗿 𝗠𝗼𝗶𝘀𝗶𝘂. Një gjeneratë e tërë e ka dashur atë, “dashnorin e pakrahasueshëm”, i cili nëpërmes zërit të tij hyri thellë në zemrat e të gjithë kombit gjerman”, shkruante për të Stefan Cvajg. Ndërsa Franz Kafka shprehej se: “Moisiu është një artist të cilit “suksesi” i del nga koka, nga goja zëri i mrekullueshëm, nga sytë vështrimi që flet aq shumë.

𝗔𝗹𝗲𝗸𝘀𝗮𝗻𝗱𝗲̈𝗿 𝗠𝗼𝗶𝘀𝗶𝘂, ndoshta sot mund të tingëllojë një emër i harruar në skenën botërore, por ishte ky emër që në fillim të shekullit të 20, bënte zemrat e grave të rrihnin fort, njësoj si për Rudolf Valentino-n apo Enrico Caruso-n. Moisiu mund të thuhet se jetoi jetën e një ylli rroku, një Kasanova dhe një aventurier që bëri skenën teatrore të tronditej nga emocione të vrullshme, e që mbushte faqet e para të gazetave e revistave në Evropë, Amerikë e Rusi.

Nga takimi fatlum me aktorin e madh Josef Kainz në Vjenë, që i dha njohuritë e para të aktrimit, tek puna me regjisorin e njohur Max Reinhardt në Berlin, nga ku nis dhe karriera e tij meteorike, 𝗠𝗼𝗶𝘀𝗶𝘂 arriti të shfaqë të gjithë potencialin e talentit të tij aktorial në vepra prestigjioze të dramaturgjisë botërore. Ai ishte aktori i parë që përcolli mjeshtërisht si personazhet e teatrit modern të Ibsen – it, Wedekind-it, Strindberg-ut dhe Pirandello-s, ato të tragjedive greke, si dhe ato të teksteve klasike të Shakespare-t, Tolstoy-t, etj.

Babà shqiptar dhe nënë arbëreshe, fëmijëri mes Triestes, Durrësit dhe Graz-it, shkollimi në Austri, bazat e para të teatrit në Pragë, majat e suksesit në Gjermani, e bëjnë këtë figurë një personazh tipik kozmopolitan, i cili si në jetë ashtu edhe nga skena foli të gjitha gjuhët e personazheve që mishëroi e që Teatri ynë është kaq krenar që mban emrin e këtij kolosi të skenës.

Almanart