Ju prezantojmë Caterina Palazzi “Nën velin e kontrabasit – Poezi & muzikë e frymëzuar nga Dante Alighieri”🎶📜
Një udhëtim i rrallë artistik mes tingullit, poezisë dhe imagjinatës danteske. Caterina Palazzi, kontrabasiste dhe kompozitore me bazë në Romë, është një nga figurat më të veçanta të skenës bashkëkohore italiane të muzikës dhe liderja karizmatike e kuartetit Sudoku Killer.
Me një gjuhë muzikore që shkrin jazz-in, rock-un psikedelik dhe noise, Palazzi ka ndërtuar një identitet unik artistik. Fituesja e Jazzit Award 2010 si kompozitorja më e mirë italiane e jazz-it dhe e renditur në 20 kontrabasistët më të mirë italianë të të gjitha kohërave (Rockit Magazine, 2022), ajo ka ndarë skenën edhe me emra legjendarë si Kim Gordon (Sonic Youth), duke hapur koncertet e turneut të saj italian në vitin 2023.
Në performancën e saj muzikore dhe vizuale, kontrabasi, një instrument tradicionalisht orkestral, shndërrohet në një univers më vete, me shtresëzime tingujsh që krijojnë një orkestër nga përtej, tinguj që sjellin kujtime e emocione. Një përvojë intensive, ku muzika dialogon me videon, artin pamor dhe poezinë, duke krijuar një ritual bashkëkohor mes jetës dhe së përtejmes.
✨ Një mbrëmje për t’u përjetuar, jo thjesht për t’u dëgjuar.
“Nën velin e kontrabasit”
Poezi dhe muzikë e frymëzuar nga Dante Alighieri.
Caterina Palazzi (kontrabasiste italiane) & Anila Balla (aktore shqiptare).
🗓 23.01.2026 · 🕖 19:00
📍 Salla e Qendrës Kulturore të Kishës Orthodhokse, Tiranë
Ky koncert organizohet nga “Almanart”, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.
🎟 Biletat i gjeni në almanart.al
Më poshtë gjeni një përzgjedhje videosh dhe regjistrimesh audio të pasqyruara nga “Almanart” që ofrojnë një hyrje në universin muzikor të Caterina Palazzi. Këto materiale pasqyrojnë qasjen e saj unike ndaj kontrabasit, eksperimentimin tingullor dhe dialogun mes muzikës, imazhit dhe emocioneve, duke ju afruar me gjuhën artistike që ajo sjell në “Nën velin e kontrabasit”.



