Teatër, Filma, Ekspozita, Takime, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”
“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 30 mars deri më 5 prill 2026 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Shfaqjet e teatrit do të jenë Teatri i gjimnazeve “Moisiu i ri” Durrës më 30 mars e në vijim, Teatri “Kaini dhe Abeli – Të bijtë e Adamit” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 2-5 prill 2026, Teatri “12 burra të zemëruar” te “Teatri Kombëtar” më 2-5 prill 2026, Teatri “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” në Elbasan më 2-5 prill 2026, Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” te Teatri “Bylis” , Fier më 2 e 3 prill 2026, Drama teatrale “Historia e nje nate” nga Minush Jero te Pallati i Kulturës “Hasan Prishtina”, Kukës më 3 prill 2026, Teatri “Familja Astari – Hë sot hë nesër” në Tiranë më 3-5 prill 2026.
Filmat që do të shfaqen janë: Dokumentari “Albgreko” – Eur(H)ope nga Qendra “Uja” më 30 mars 2026,
Programi mujor i filmave nga Agjencia e Industrisë Kreative te Qendra e Artit Agimi gjatë muajit prill.
Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: Koncert “Kompozitorë korçarë” në Korçë më 30 mars 2026, Performanca “Mamalia” te “COD Kryeministri” më 31 mars 2026, Koncert nga Kuinteti i Harqeve në Korçë më 31 mars 2026, Opera “Cavalleria Rusticana & Gianni Schicchi” te Teatri i Operas dhe Baletit më 3 e 4 prill 2026, Music Factor Tirana 3 më 3 prill 2026, ROOL te Illyrian Saloon, Tirana më 4 prill 2026.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, Ekspozita bibliografike në kuadër të Dante Alighieri te Qendra “Sotir Kolea”, Biblioteka Kombëtare, Ekspozita “SOFT POWER” te MAG Design – Art – Living, Ekspozitë “Gjurmë penelatash” nga Arben Kristani te Galerina e Arteve “Edward Lear” Berat, Ekspozita “ËNDËRR” nga Thomas Krempke te Grupi ATA, Kamez, Ekspozita “Zofia Rydet: Sociological Record” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër, Ekspozitë personale “N’MUGË” në Durrës.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë Teatri për fëmijë “Dritëza” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 31 mars, 4 e 5 prill 2026, “Meri Popins” te Teatri i Kukullave më 4 e 5 prill 2026, si dhe priten aktivitete nga Cirku Kombëtar.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Takim për librin “Racë e keqe” me Ugo Barbara më 30 mars 2026, Libri “Lojë dritash” në Tiranë më 30 mars 2026 dhe në Gjirokastër më 31 mars 2026, Dua Libri – “Tradhëtia e Intelektualëve” nga Julien Benda më 31 mars 2026, Takime “Mbi filozofinë politike” te “Tek Bunkeri” Tiranë më 1 prill 2026, Pranvera e frankofonisë “Voyage en Francophonie” te KubFrance Tirana më 2 prill 2026, Promovim i librit “Mistius” nga Nikolla Qendro më 2 prill 2026.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve, si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga donatorë të ndryshëm.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!



