Çeço, Porto Palermo, Aura, Fustanella, Orange, Nona, Dua – Festivale, muzikë, filma verorë, ekspozita, jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e parë e muajit gusht dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: Koncert nga Orkestra frymore në Durrës më 4 gusht 2025,  “Festë n’shpi” në Lezhë më 4 gusht 2025, Koncert nga Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor në Shkodër më 4 gusht 2025, “FOLK ON TOUR” në Elbasan më 5 gusht 2025, Inva Mula prezanton Meloditë e Mesdheut te Amfiteatri Antik Durres më 5 gusht 2025, Programi i Porto Palermo Festival – Edicioni i 5-të te Kalaja e Porto Palermos, Himarë  më 7-10 gusht 2025, Alpha Show dhe Orange Festival me Noizy – Eleni Foureira – CLAYDEE te Stadiumi “Andon Lapa” – Sarandë më 7 gusht 2025, Festivali NONA në Përmet më 8-10 gusht 2025, Festivali i Emigrantëve & Maratona e vrapit në Fushë Arrëz më 8-10 gusht 2025, Aura Festival te “Lost Seaside” Sarandë më 8-10 gusht 2025, DUA FEST me Shkodra Elektronike, Aleksandër Gjoka, Alban Skënderaj etj. në Shkodër më 8-9 gusht 2025, “Çeço Fest” Gjirokastër më 8-9 gusht 2025, Festa e Malit të Thatë Pogradec më 9 gusht 2025, “Fustanella Festival” më 9 gusht 2025 te “Zoe Hora” Dhërmi.

Sa i përket filmave, kinemave verore, do të ndiqni: Shfaqja e komedisë “Shi në plazh” te Kinemaja Verore (DPA) më 4 gusht 2025 si dhe kinematë verore si: Chateau Fasel , Open Sky Pogradec, Open Air Tirana, Kinomeer, Himara Open Cinema.

Nuk do të mungojnë as aktivitetet për fëmijë si: “Smërfët dhe Gargamela” në Belsh më 4 gusht 2025, Ekspozita “Tulla Visual Art Lab – Fëmijët” te “Tulla Culture” Tiranë, Aktivitet për fëmijë “Modeloj pushimet e mia” në COD më 5 gusht 2025, “Kryqi i Mirësisë” nga Galeria Kombëtare e Arteve më 5 gusht 2025.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita personale “Fllad Vere” nga Mario Shemaj te Galeria e Artit Tiranë, Ekspozita “Ngjyra që fliste kur fjala hesht” te “Tek Bunkeri” Tiranë, Ekspozita Lule Maji 2025 “A Reservoir of Care, Love, Rebellion” te Bulevard art & media instituteEkspozita “Armiku i jashtëm” nga Bashkim Shehu te COD KryeministriEkspozita “Under the skin” nga Ardian Isufi te Galeria e Arteve “Debussy Fine Art” Tiranë, Ekspozita “Shot/Reverse Shot” nga fotografi Barry LewisEkspozita “Solitude vs Fanstasy” nga Xhelsina Petritaj te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë, “Performative Exhibition #5 – Lyhnida – The Lake of Light” te Galeria e Artit Pogradec, Ekspozita “Seaside Quartet” nga Parasite 2.0 te Galeria e Bregdetit, Ekspozitë nga artistë të ndryshëm te Galeria e Artit Shkodër, “Pazari i Shkodrës: Ringjallja e një kujtese te Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Ekspozita “LIG” te “Galeria e Arteve Digjitale” Korçë.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë:  Në pritje të “Lin Festival” më 5 gusht në Durrës, Një Dhuratë me Vlerë Historike nga Gjergj Marena te Muzeu Historik Shkodër më 5 gusht 2025, “Frida on a Tote – Paint & Sip Edition” më 6 gusht 2025.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në pishina, lokale, bare, beach bare, club e club verore, ku do të përmendim disa prej tyre si: Live set nga DJ DAVID MORALES te Lollipop Club, Green Coast, Palasë, Përzgjedhja e javës te “Libraria Bar” – Bojken Lako, DJ, Nata Greke me IVI ADAMOU te Ferma 100, “Mad Summer Club” Shkodër – Don Xhoni, Ylli Limani, Elvana Gjata, 3 Musketjerët te “Oborri Gastro Club” Durrës, Live music nga “Shkodra Elektronike” te Moyo, Drymades etj.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart-e-Book-Summer-Festivals
Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.