Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Club calibrated at 7.83 Hz

club frekuence tirana berlin

A e dini kuptimin e kësaj frekuence?

Në një qytet që lëviz shpejt dhe ku pothuajse çdo moment fotografohet apo filmohet, “Frekuence Club” po krijon një kulturë tjetër të jetës së natës, më të vërtetë, më të lirë dhe më të lidhur me momentin.

Slogani “Club calibrated at 7.83 Hz” përfaqëson pikërisht këtë ndjesi.

7.83 Hz konsiderohet frekuenca natyrore elektromagnetike e Tokës, shpesh e quajtur metaforikisht “beat-i i planetit”. Ajo krijohet nga energjia elektrike mes Tokës dhe jonosferës dhe është bërë simbol i gjendjes së qetësisë, fokusit dhe lidhjes njerëzore me momentin.

Për “Frekuence Club”, kjo ide ka krijuar një hapësirë ku njerëzit lënë për pak orë jashtë zhurmën dhe nevojën për të fotografuar gjithçka. Këtu, nata nuk matet me sa story postove. Matet me sa e si e përjetove.

Që në momentin kur hyn në “Frekuence Club”, ndjen një atmosferë ndryshe. Dritat minimale, tingulli i pastër, ritmet ftuese dhe energjia e njerëzve krijojnë një ambient që të tërheq natyrshëm të jesh prezent.

I frymëzuar nga kultura underground e Berlin, “Frekuence Club” sjell në Tiranë një koncept ku muzika është në qendër të argëtimit dhe telefoni thjesht kalon në plan të dytë. Nuk ka nevojë të xhirosh çdo sekondë kur je duke jetuar momente argëtuese.

Njerëzit vijnë për muzikën, për energjinë, për ndjesinë e lirisë. Për të kërcyer, për të njohur njerëz të rinj dhe për të harruar për disa orë ritmin e përditshmërisë.

Një kujtesë se ndonjëherë netët më të mira janë ato që nuk i sheh gjatë gjithë kohës përmes ekranit të telefonit. Por ato që i ndjen realisht me muzikë të mirë, njerëz të mirë dhe energjinë e duhur.

Dhe (ndoshta) kjo është frekuenca që i kishte munguar Tiranës.

Këtë fundjavë do të gjeni:

DJ Glia & DJ Dave te “Frekuence Club” Tiranë

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.