Dita e Verës në Elbasan dhe Tiranë, “Drejtësi në Nuremberg”, “Tirana Jazz Vibes”

evente kulturore 9-15 mars 2026

Teatër, Filma, Ekspozita, Takime, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 9 deri më 15 mars 2026 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit do të jenë “Teatri i të rinjve 2026” në Shkodër gjatë datave 2-9 mars 2026, Komedia “Gruaja e burrit tim” në Tiranë më 11 e 12 mars 2026, Teatri “Drejtësi në Nuremberg” te Teatri Kombëtar më 12-15 mars 2026, Teatri “Gjysmë-jeta e Marie Curie” te “Teatri i Metropolit” Tiranë më 12-15 mars 2026.

Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: “Zëri i Tironës” – Promovimi i trashëgimisë muzikore tiranase më 9-12 mars 2026, Mbrëmje Gala me Marsela Çibukaj & Orkestra Simfonike RTSH më 9 mars 2026, Koncert “Lyra Femina” në Elbasan më 9 mars 2026, “L’Elisir d’Amore” në Vlorë më 10 mars 2026, “Tirana Jazz Vibes” më 12 mars 2026, Koncert “Me zanin e bjeshkëve” me Gëzim Nika, Aurela Gaçe, Eli Fara, Fatmira Breçani etj. më 12 mars 2026, Koncert nga Orkestra Simfonike RTSH – Ludwig van Beethoven më 13 mars 2026, Koncerti “Albanian Soul” nga Ana Tafani, Laura Lila më 13 mars 2026, Koncert “Luftë a tifo” me Shpëtim Selmanin & Alban Nimanin te “Tulla Culture” Tiranë më 13 mars 2026, Echoing Beats – Frozen Peaks më 14 mars 2026.

Do të ketë festime për Ditën e Verës si: Summer Night of Tirana – DJ Fideles më 13 mars 2026, Dumrea Summer Day Fest më 13 e 14 mars 2026, Koncert i Natës së Verës Elbasan më 13 mars 2026, Dita e Verës në Mallakastër më 14 mars 2026, Festimet e Ditës së Verës Elbasan e Koncert i Ditës së Verës Elbasan më 14 mars 2026, Dita e Verës – Tavolinat e komunitetit e “The street party” më 14 mars 2026, Dita e Verës – Koncerte te Parku “Europa” më 14 mars 2026, Koncerti “Mirësevjen Pranverë” te Liqeni Artificial më 14 mars 2026, Koncert festiv Elbasan më 15 mars 2026.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, Ekspozita “Le të fillojë gjuetia” nga Albes Fusha, VR “Outrenoir” te “KubFranceTirana” Tiranë, Ekspozita “There is no what if” nga Peter Assmann, Ekspozita “Hiri” nga Enea Ziu te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita “In Reverence of a Bengali Daughter” te “Qendra e Informacionit kulturor e Maqedonisë së Veriut” Tiranë, Ekspozita “Olbania” nga kolektivi “Alterazioni Video” te Muzeu “Marubi” Shkodër, “Pranvera ndërshqiptare në art” në Korçë.

Aktivitetet për fëmijë do të jenë Punëtoria e artit për fëmijë “Gratë artiste në koleksionin e GKA” më 10 mars 2026, Teatri për fëmijë “Dritëza” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 11-15 mars 2026, “Princeshat dhe bizelja” te Teatri i Kukullave më 14 e 15 mars 2026, “Energjia e Cirkut” nga Cirku Kombëtar më 14 mars e “Spektakli i iluzionit” nga Cirku Kombëtar më 15 mars 2026 si dhe priten aktivitete nga Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë dhe Teatri “Metropol” Tiranë.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Sesion Informues – Rregullorja e përgjithshme e mbështetjes financiare të QKK më 10 mars 2026, Klubi i Librit Korçë më 10 mars 2026, “Women Rising Across Divides” te “COD Kryeministri” më 11 mars 2026, Promovim i librit “Atje ku dielli lind dy herë” nga Namik Dokle më 11 mars 2026, Klubi i Librit “Albas” – “Manual rrëzimi” nga Jonila Godole më 11 mars 2026, Takime “Mbi filozofinë politike” te “Tek Bunkeri” Tiranë më 11 mars 2026, Lectio Magistralis me Luan Rama dhe Agron Mesi më 12 mars 2026, Panairi i Librit të Ri, të Vjetër dhe të Përdorur më 13 e 14 mars 2026, Klubi i Librit “Onufri” – “Unë që s’i kam njohur kurrë burrat” më 13 mars 2026, Eventet e muajit mars në Gjirokastër, Promovim libri “Askush nuk e meriton zemërimin tim” nga Shpëtim Selmani te “Tulla Culture” Tiranë më 13 mars 2026.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve, si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga donatorë të ndryshëm.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.