Në vitin 2019, në Kosovë u shënuan një seri sulmesh fizike mbi një grua rome transgender. Ajo ishte një refugjate që para disa javësh ishte kthyer dhunshëm nga Belgjika në Kosovë dhe tani po përpiqej të adaptohej në shoqërinë dhe mjedisin e ri. Kur, pas disa ditësh që ishte kthyer, ajo kishte vendosur të ikë nga qendra e refugjatëve në Podujevë, një media lokale kishte publikuar një lajm të rremë për “një burrë me pamje gruaje, që po vjedh fëmijët në Kosovë”. Shpejt, lajmin e paverifikuar e kishin shpërndarë edhe media të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri. Si rezulltat, gruaja rome u sulmua dhe u rrah brutalisht nga grupe të rinjësh në disa qytete.
Drama “Gadjo’’ (Gaxhó, një term që romët e përdorin për jo-romët) synon të nxisë debat mbi racizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm te të rinjët në Kosovë e në Shqipëri, por poashtu synon të hulumtojë dhe analizojë këtë shekull të mosdijes dhe intolerancës që nxitet e promovohet nga mediat e papërgjegjshme, në një mjedis ku tregu medial është kaotik dhe i pakontrolluar dhe ku nevoja për “klikime” është shndërruar në qëllim sipëror. “Gadjo’’ nxit dhe konfronton shoqërinë shqiptare mbi romët, mitet mbi ta dhe pozitën e tyre në shoqëritë tona, ku racizmi, përbuzja janë të ngulitura thellë në vetëdije.
“Gadjo” është një dramë për krejt këta të rinj e të reja, që me kurajo e vendosmëri po përqafojnë këtë shekull të dhunës e mosdurimit, për të cilin kemi kontribuar të gjithë, por më së shumti mediat dhe shkollat tona. Demonët e dhunës janë ringjallur dhe po kalërojnë shesheve të qytetete tona…
Dramë nga Jeton Neziraj
Regjia: Blerta Neziraj
Aktorë: Edona Reshitaj, Juli Emiri, Verona Koxha, Rafael Hoxhaj, Blend Sadiku
Kompozitor: Jindrich Cizek
Kostumograf: Blagoj Micevski
Koncepti vizual dhe skena: Mentor Berisha
Realizimi i skenografisë: Beqo Nanaj
Dritat: Yann Perregaux, Mursel Bekteshi
Teknik i dritave dhe ndriçimit: Taulant Kotorri.
Premiera më datë 28 Prill ora 20:00. Shfaqje në datat 29-30 Prill, 4-5-6-7 Maj ora 20:00.
Bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Qendra Multimedia (Prishtinë)
NXITONI TË REZERVONI:
069 5717746 ose në INBOX
ORARI I BILETARISË:
09:00-13:00 & 17:00-20:00
E Martë – E Diel
(E hëna ditë pushimi)
Çmimi i biletës:
Lekë | E Premte | E Shtunë | E Diel
Tarifa të reduktura sipas kategorive përfituese në bazë të VKM nr. 381, datë 01.06.2022.