Nga 18 deri më 22 qershor, qyteti i Shkodrës shndërrohet sërish në një qendër të rëndësishme kulturore për artin bashkëkohor dhe filmin eksperimental, me organizimin e edicionit të tetë të festivalit “Ekrani i Artit”. Një ngjarje që sfidon kufijtë e ekspozitës tradicionale dhe hapet drejt hapësirave urbane e publike, duke përfshirë Art House, Galerinë e Arteve, Kinemanë Republika, Auditorin Françeskan, Rrugën Gjuhađol dhe Bar Tore.
Në këtë festival, arti pamor dhe filmi bashkëkohor bashkohen jo vetëm si forma shprehjeje estetike, por edhe si mënyra për të shqyrtuar botën përreth nesh, për të risjellë në vëmendje kujtesën, për të reflektuar mbi zhvendosjet dhe identitetin.
Tema e këtij viti, “Postcard from Elsewhere”, është një metaforë që flet për zërat dhe imazhet që vijnë nga margjina qoftë gjeografike, sociale apo historike. Këto janë ato përvoja, tregime dhe reflektime që kanë nevojë të dëgjohen dhe të ndjehen. Festivali kërkon jo spektaklin e zhurmshëm, por ndalesën, jo vetëm imazhin por dhe ndjesinë.
Programi i festivalit ditë mbas dite:
Ekspozitat e Ekranit të Artit
Covers – Barbara Prenka @barbara_prenka
Kuruar nga Zef Paci
Barbara Prenka rikthen mbulesën, jo si nostalgji, por si transformim. Mes kujtesës, teknologjisë dhe kujdesit, “Covers” thur së bashku të kaluarën me të ardhmen.
📍 Art House – Shkodër, Shqipëri
🗓 18–22 qershor
🗿Si doli emni prej gurit
Koordinuar nga Melisa Paci
Në bashkëpunim me artisten Bora Baboçi
📍 Art House
Një ekspozitë e ndjerë mbi kujtesën, imagjinatën dhe përkatësinë – me punë nga nxënësit e shkollave “Ismail Qemali” dhe “Ndre Mjeda”, në dialog me artisten Bora Baboçi.
📍 Art House-Shkodër, Shqipëri
📼 RIMBLEDHJE – Një vështrim mbi videoartin në Shqipëri
Kuruar nga Edi Muka @muka.edi
Një antologji unike dhe në shkallë të gjerë e videoartit shqiptar, për herë të parë, kjo ekspozitë historike gjurmon zhvillimin e tij që nga vitet ’90 e deri më sot. Përmes veprave të rralla nga artistë pionierë dhe zëra të rinj, RIMBLEDHJE eksploron videon si një formë thelbësore të shprehjes për të naviguar identitetin, kujtesën dhe ndryshimet shoqërore.