Edicioni i tretë i Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu” që këtë vit nis nga 22 deri më 27 nëntor, mbahet në Prishtinë dhe bënë bashkë teatrot më të rëndësishme shqiptare.
Shfaqjet që vijnë në kuadër të festivalit këtë vit janë nga: Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Kombëtar- Tiranë, Teatri i Qytetit Preshevë, Teatri “Hadi Shehu” Gjakovë, Teatri “A.Z Çajupi” Korçë, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Teatri i Qytetit Gostivar, Teatri i Qytetit Tetovë dhe Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren.
Mbrëmjet e festivalit mbahen në dy skena, Amfiteatri dhe Salla e Kuqe, çdo ditë prej orës 19:00 dhe 20:30.
Festivali ka karakter garues dhe ndahen edhe çmime dhe trofeu “Moisiu”, çmimet: Shfaqja më e mirë, Regjia më e mirë, Çmimi i karrierës, Koreografi më i mirë, Skenografia më e mirë, Kompozitori më i mirë, Kostumografia më e mirë, Aktori më i mirë, Aktorja më e mirë, Aktori i dytë më i mirë, Aktorja e dytë më e mirë, Artisti/ja i/e ri/e më i mirë, Çmimi i kritikës.
Programi i festivalit
Festivali nis më datë 22 nëntor këtë vit dhe vijon deri më datë 27 këtë muaj. Në datë 22 nëntor në skenë janë shfaqjet “Si ta doni” nga Teatri Kombëtar, Tiranë dhe “Një dorëzim në Spokan” – Teatri Oda, Prishtinë. Në datën 23 nëntor në skenë do të jetë “Vojcek” nga Teatri “Hadi Shehu”, Gjakovë dhe “Na ishte njëherë” nga teatri “Andon Zako Çajupi”, Korçë. Në datë 24 nëntor në festival është shfaqja “Martesa” nga Teatri Kombëtar, Prishtinë; në datë 25 nëntor në skenë në Prishtinë do të jetë shfaqja “Babai” produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental, Tiranë dhe po këtë datë dhe shfaqja “Marrëdhëniet”- Teatri i Qytetit, Gostivar. Në datën 26 nëntor në skenë janë shfaqjet “Në përballje me vdekjen” – Teatri i Tetovës dhe “Komedía e zezë” nga Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren, ndërsa mbrëmja e datës 27 nëntor do të jetë në Prishtinë ceremonia mbyllëse e festivalit.



