Një ribotim i dytë
Dy tregime për publikun
Si fenomen joartistik i artit
a) Publiku është i keq
Është fakt që arti nuk është vetëm “artistik”. Bile për publikun e gjerë ky është dimensioni më i rëndësishëm i artit. Masa e pranon artin kur ky i ofron afrodiziakun, spek-taklin, politikën. Prandaj do të ketë vazhdimisht shkrimtarë
të burgosur apo shtatzani të padëshirueshme në rradhët e gjimnazistëve e sa e sa keqkuptime të tjera të vogla midis artistëve dhe publikut.
Një tjetër artific që e afron artin me publikun është dhe vdekja (në mosha të reja) e artistit. Artistët e mirë kanë vdekur. Ata më të mirët vdiqen të rinj. Kjo është një metodë shumë e përhapur për fabrikime mitesh e milionerësh post-mortem dhe nuk është me interes të shpjegohet si funksionon ky lloj mekanizmi. Rëndësi ka të arrihet në përfundimin se publiku përgjithësisht i do artistët të ngordhur (militantë limonatë e pornografë) ose të vdekur.
Megjithëse mendja të shkon direkt te Migjeni 27 -vjeçar, në historine tonë lojën luksoze të vdekjes e paraqet rasti i Lasgushit, në një mënyrë krejt të veçantë. E jetoi vdekjen e vet deri në fund, duke mos e përgënjeshtruar nekrologjinë e parashikuar, të cilën ia kishin sajuar pikërisht për ta dashuruar më tepër.
Është fakt që arti nuk është vetëm artistik. Për këtë më të ndërgjegjshën se publiku sigurisht janë vetë artistët. Prej më shumë se dy mijë vjetësh e kanë ditur se masat midis Barabës e Krishtit, zgjedhin Barabën fillimisht. Shpesh është kjo lloj historie autori i vërtetë i romaneve, pikturave, filmave më të pëlqyer të vitit.
b) Publiku është i mirë
Në fakt përherë diskutimet që kanë sadopak lidhje me fjalën “publik” janë të rrezikuara te skematizohen. Imagjinohet e rreshtuar në këtë fjalë gjithë milingonada e përditshme e njerëzve që nxitojnë në rrugë duke pështyrë përdhe e duke neglizhuar rregullat e trafikut. Prandaj, për t’i shpëtuar këtij nocioni si një demonstrate, krijohet si një kundershti nocioni i elitarizimit. Pra i publikut të zgjedhur, të arsyeshëm e të arsimuar, persona që lahen më shumë se një herë në javë. Nën këtë vështrim racist kemi giithnjë e më shpesh në diskutime shprehjet “art elitar”, “art per elite”. Si elita ashtu edhe publiku masiv, emërtojnë grupime njerëzish, por grupimi s’mund të ketë atribute të artit. Arti është punë individësh. Nga një anë është artisti që krijon (Poeti, piktori, etj.,) në anën tjetër është artisti që pranon (lexuesi, “voyeur”- i, etj.,). Midis këtij çifti merr jetë arti e jo tjetërkund.
Këtu, në këta rreshta u desh pikërisht ky lloj i publikut. Konsumues pa pretendime të artit, njerëz që i bashkon vetëm gjuha, kutia e votimit si edhe përjashtimi nga elita. Këta na lejojnë komoditetin që të shqyrtojmë kategoritë “jo vetëm artistike” që mbështillen me artin. Ky komoditet le të na lejojë të bëjmë një lloj parade të autorëve të mëdhenj shqiptarë, të matur me njësi joartistike. Në fillim kemi Barletin sepse bëri Skënderbeun. Pastaj kemi Naimin sepse bëri gjuhën shgipe. Pashko Vasa dihet çfarë bëri. Fishta se beri Iliadën tonë. Konica eshtë në këtë paradë nderi se na gjeti flamurin dhe një mënyrë të re për të dashur Shqipërinë. Migjeni bëri poezinë e re. Lasgushi e Mitrushi na zbukuruan me dashurinë. Noli bëri kishën dhe revolucionin dhe shqipërimet. Petro Marko, Skënder Luarasi e Kasëm Trebeshina luftuan edhe për ne që s’na e mbante, me fjalë e plumb. Kadareja bëri shqiptarin modern dhe shëtiti Shqipërinë në Botë.
Këto janë te vërteta, se i thotë populli, sot e gjithë jetën. Këto janë preokupimi më i bukur i “publikut të gjerë” që nuk di nga arti. Kurse elita ka filtrat e imët, manualet e estetikës dhe një Iloj policie të fshehtë qëbquhet “kritikë e artit”. Terreni i artit është ai “autobusi blu” i kënges së “Doors”-ave. Autobuz i heshtur, symbyllur. Ka vetëm një pasagjer. Ai është i lutur të mos bëjë tym e të mos i flasë shoferit, i cili vetëm në rrugë të paqena.
Janar 1996



