“10 vjet martesë”, Festivali Evropian i Letërsisë, “Hamlet”, Festivali i Humorit Shkodër, FestOn Korçë. Gështenja dhe Verë në Pogradec

eventet e javës 1-7 dhjetor 2025

Teatër, Filma, Koncerte, Jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 1 e 7 dhjetor 2025 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit do të jenë Festivali i Teatrit “Gjegju Fest” deri më 2 dhjetor 2025, Shfaqja “10 vjet Martesë” te Teatri i Kukullave më 1 e 2 dhjetor 2025, Shfaqja “Martesa” me regji të Norbert Rakowski te ArTurbina më 1 dhjetor 2025, Shfaqja e komedisë “GRUAJA E BURRIT TIM” te Pallati i Kulturës, Laç më 2 dhjetor 2025, Teatri “Çdo gjë e shkëlqyer” te Teatri “Bylis” Fier më 2 e 3 dhjetor 2025, Teatri “Shumë pak vrasës” te Teatri “Skampa” Elbasan më 3 e 4 dhjetor 2025, Teatri “Det i thellë blu” te “Teatri Kombëtar” më 3-7 dhjetor 2025, Shfaqja “Hamlet” me regji nga Jonida Beqo te Teatri Metropol më 4-7 dhjetor 2025.

Sa i përket filmave, do të mbahen Shfaqja e dokumentarit “TOKA E PREMTUAR” nga Qendrim Rijani te Qendra e Artit Agimi më 5 dhjetor 2025, si dhe E premtja e filmit spanjoll – “La estrella azul” më 5 dhjetor 2025.

Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: Ndezja e Dritave te Sheshi Skënderbej më 6 dhjetor 2025, FESTA E VERËRAVE DHE GËSHTENJËS në Pogradec më 5 e 6 dhjetor 2025, Mbrëmja e Mirësisë 2 | The Orange Night në Peshkopi më 6 dhjetor 2025, FestON Korça! Dhjetor 2025 përgjatë gjithë muajit, si dhe priten koncerte festive në Berat.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë Tirana Art Weekend 2025, Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon – Shqipëri & Azerbaixhan” te “Galeria e Artit” Tiranë, Hapja e Ekspozitës së Festivalit Ndërkombëtar të Posterit – Prishtina 2025 te Galeria FAB, Ekspozita “Range” nga Richard Deacon, Ekspozita “Method and praxis: Manifesto Collective + Border Forensics”, Ekspozita “Pëshpërima nën Marshimin e Pamëshirshëm” nga Blerta Hoçia, Ekspozita “Prani” nga Ergys Zhabjaku te Piramida, “Art Gala Berat” në Galerinë “Edward Lear” Berat.

Aktivitetet për fëmijë do të jenë Teatri për fëmijë “Aladini” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 6 e 7 dhjetor 2025, si dhe priten aktivitete për fëmijë nga Cirku Kombëtar, Teatri Kombëtar Eksperimental dhe Teatri “Metropol”.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Festivali i Performancës te “Vila 31 x Art Explora” më 1 dhjetor 2025, Promovim libri “Etnografi tingujsh” me Nicola Scaldaferri & Mikaela Minga më 1 dhjetor 2025, Edicioni i dytë i Festivalit të Letërsisë Evropiane në Tiranë më 2-6 dhjetor 2025, “Lexim Letrar me Maja Haderlap dhe Blerta Lazebeu” në Qendrën Rinore “ARKA” Shkodër më 3 dhjetor 2025, Prezantimi i librit “Etnoletra shqipe” i studiuesit Vehbi Miftari në Shkodër më 3 dhjetor 2025, “Histori Emigrimi” – “Shoqëri në ikje” nga Nebi Bardhoshi “Tek Bunkeri” më 3 dhjetor 2025, Sesion mentorimi për “Creative Europe” më 4 e 5 dhjetor 2025, Festivali Mbarëkombëtar i Humorit” në Shkodër më 4-8 dhjetor 2025.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.