Sugjerimet e “Almanart”
“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 10 e 16 nëntor 2025 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Shfaqjet e teatrit do të jenë Teatri “10 vjet Martesë” në Tiranë më 10-13 nëntor 2025, Teatri “Kopshtet e pavarura të lumturisë” te “Teatri Kombëtar” më 10-12 nëntor 2025, Teatri “Amerikan” te Teatri “Petro Marko“ Vlorë më 11-12 nëntor 2025, Teatri “Foleja e ndrikullave” në Fier më 13 e 14 nëntor 2025, Festivali “METROFEST 9” – Shfaqja “Makaronat e Shejtanit” nga Klajdi Malellari te Teatri Metropol më 14-16 nëntor 2025, Teatri “24 orë nga jeta e një votuesi” në Tiranë më 14 e 15 nëntor 2025, si dhe festivali i teatrove “Festivali i Teatrit të të Rinjve ACT+” Korçë më 10-14 nëntor 2025.
Sa i përket filmave, do të mbahen Golden Films – “My way home” nga Bill Douglas më 10 nëntor 2025, Seri filmash në Pogradec më 8-12 nëntor 2025, Shfaqje e Dokumentarit artistik dhe Promovim i publikimit “State of condition” nga Blerta Hocia më 11 nëntor 2025, Filma & diskutime nga “HBS Tirana” më 12 nëntor 2025, Filmi “Dirty Dancing” te “Coolab” Tiranë më 12 nëntor 2025, Filmi “Golden Brothers 2” në Gjirokastër më 14-16 nëntor 2025, Shfaqje e filmit “Wings of Desire” (1987) te Zeta Contemporary Art Center më 14 nëntor 2025, Filmi “How the Grinch stole Christmas” te “Chateau Fasel” Tiranë më 14 nëntor 2025, Filmi “ADN” në Korçë më 15 e 16 nëntor 2025.
Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: “Suita Orkestrale Shqiptare” nga Orkestra Simfonike RTSH më 10 nëntor 2025, Baleti “Equinox” te Universiteti i Arteve më 11 e 12 nëntor 2025, Mateus Frroku & Urban Band dhe Grupi Burn & Gerta Mahmutaj në Berat më 14 e 15 nëntor 2025, si dhe Premiera “Mbi fjalë” nga Blenard Azizaj më 15, 16, 18 nëntor 2025.
Nëntori numerik vjen në “KubFranceTirana” me aktivitete të ndryshme si eksperienca imersive, biseda, workshop dhe performanca duke nisur që nga data 30 tetor e deri më 20 nëntor 2025, ku do të gjeni VR “En tête-à-tête avec la Joconde”, “Madrid Noir”, “Digjitalizimi dhe ruajtja e imazheve filmike në erën digjitale” nga Erjon Tusha te KubFranceTirana më 30 tetor 2025, Workshop mbi mediat sociale nga Geek Room te KubFranceTiranë më 8 nëntor 2025, si dhe performanca artistike gjatë nëntorit.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë Ekspozita “Magjia e vizatimit” nga Gazmend Leka te Galeria “FAB” Tiranë, Ekspozita nga Jutta Benzenberg “Don’t Look Back at the Burning House”, Ekspozita “Living Walls” te “Catalyst Story Institute” Tiranë, Ekspozita “Diell në Fijet e Barit” nga Blerta Hashani, Ekspozita “A retrospective in six lessons + 1” nga Ilir Kaso, Ekspozita personale “Plisi në histori” e artistit Eduart Karaj te Galeria e Artit Tiranë, Ekspozita “Are We There Yet: What Are the Road Signs to the EU”, Ekspozita “A retrospective in six lessons + 1” nga Ilir Kaso, Ekspozita “Rezonanca e fytyrës – Bekim Dyla”, 12 – Dielli i ditës tjetër nga Blerta Kambo, Ekspozita “Art grows in digital soul” te “Coolab” Tiranë, Ekspozita nr. 2 – Haute Couture nga Altin Tila, Ekspozita “Let Us Meet in Between” nga Ledia Kostandini te Pallati me Kuba – poshtë Studio Kadare, Ekspozitë & libër “Historia e novelës grafike dhe karikaturës shqiptare” nga Oltsen Gripshi, Ekspozita “Gjurmë penelatash” nga Arben Kristani në Durrës, Ekspozita “Limitless” nga Xhelsina Petritaj në Korçë.
Java Kulturore Britanike do të zgjasë më 10-16 nëntor 2025, ku do të përmendim Koncert simfonik poetik më 11 nëntor 2025, Filma të shkurtër më 11 nëntor 2025, Panel diskutimi mbi “Korniza të Ndryshimit: Filmi, qendrueshmëria dhe rrëfimi i së ardhmes” te Vila 31 Art Explora më 11 nëntor 2025, Ekspozita “Range” nga Richard Deacon më 12 nëntor-12 dhjetor 2025, All of us strangers më 13 nëntor 2025, “TIRANA UNDERGROUND: The British Takeover” më 14 nëntor 2025.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë “Ne jemi ndryshe” nga Cirku Kombëtar më 12 nëntor 2025, Teatri për fëmijë “Maçoku gjykatës” te “Bistro Park” Tiranë më 13 nëntor 2025, Teatri për fëmijë “Libri i Xhunglës” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 14-16 nëntor 2025, “Arti i Cirkut përballë Inteligjencës Artificiale” nga Cirku Kombëtar te Teatri i Kukullave më 15 e 16 nëntor 2025, Teatri për fëmijë “Miqtë e pyllit” në Shkodër më 15 e 16 nëntor 2025.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Promovim i librit “I colori dell’anima” nga Sonila Strakosha më 11 nëntor 2025, Panairi i 28 i librit 2025 te Pallati e Kongreseve më 12-16 nëntor 2025, Punëtoria krijuese “Long exposure – Gjurmët e lëvizjes” te Muzeu “Marubi” Shkodër më 12 nëntor 2025, “Zërat e Artit — një karavan nëpër Shqipëri” në Shkodër më 12 nëntor 2025, diskutime nga “HBS Tirana” më 13-15 nëntor 2025, Promovim i librit “Testosteron” nga Arbër Riu te “Soma Vinyl Station” Tiranë më 14 nëntor 2025.
Stand up comedy “O sa mirë me qen shqiptar” nga Edi Oga do të mbahet më 14 nëntor 2025.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!



