Teatër, Ekspozita, Takime, Filma, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës
“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 12 dhe 18 janar 2026 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Shfaqjet e teatrit do të jenë Teatri “24 orë nga jeta e një votuesi” te “Teatri Kombëtar” më 13-18 janar 2026, Teatri “Rendi i ri” te Teatri “Bylis” Fier më 14 janar 2026, Shfaqja “Hamlet” me regji nga Jonida Beqo te Teatri Metropol më 15-18 janar 2026, Teatri “I huaji” – Albert Camus te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 15-18 janar 2026, Teatri “Gruaja e burrit tim” në Elbasan më 16 e 17 janar 2026.
Sa i përket filmave, do të mbahen Filmi “Kazerma” në Korçë më 16-18 janar 2026.
Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: Koncert nga Orkestra Simfonike RTSH më 16 janar 2026, “Opera & balet” te TKOB më 17 janar 2026.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon – Shqipëri & Azerbaixhan” te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita “Roads” te “COD Kryeministri” Tiranë, Ekspozita “Vija: Vazhdimi i jetës” nga Eshref Qamili te Galeria “Fab” Tiranë, Ekspozita “XXXVI” nga Bledar Gramo, Ekspozita “Conversing / Agitating the ‘90s” te “Zeta Contemporary” Tiranë, Ekspozita “Dhomat e Vizatimit – Drawing Room” te “MAG Gallery” Tiranë, Ekspozita “Conversing / Agitating the ‘90s” te “Zeta Contemporary” Tiranë, Ekspozita “XXXVI” nga Bledar Gramo, Ekspozita “Pëshpërima nën Marshimin e Pamëshirshëm” nga Blerta Hoçia, Ekspozita “Impresione urbane” nga arkitektë te Galeria “Nikolet Vasia” Durrës, Ekspozita “Olbania” nga kolektivi “Alterazioni Video” te Muzeu “Marubi” Shkodër.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë Teatri për fëmijë “Grufalo” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 14, 15, 17, 18 janar 2026, “Hirushja” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 17 e 18 janar 2026, “Circus show” nga Cirku Kombëtar më 17 e 18 janar 2026, si dhe priten aktivitete pranë Teatrit “Metropol”.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Forum filmi me artistë nga Hollywood te “Catalyst Story Institute” Tiranë më 13 janar 2026, Sesion i hapur për studentët e Universitetit të Arteve nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë më 14 janar 2026, Mbrëmje franceze te “KubFranceTirana” më 14 janar 2026, Eventet e janarit te “Vila 31 x Art Explora” Tiranë më 14 e 16 janar 2026.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!



