VR “Biolum”, “I huaji”, Festivali i Këngës RTSh, Balkan Film Market, “Faust”, FestOn Korçë, Aktivitete festive në Berat, Shkodër, Gjirokastër, Durrës

Eventet e javës 15-21 dhjetor 2025

Teatër, Ekspozita, Takime, Filma, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natësSugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 15 dhe 21 dhjetor 2025 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit do të jenë FestON Korça! Dhjetor 2025 – Komedia “Një martesë, një divorc, një funeral” më 15 dhjetor 2025, Teatri “Fausti” te “Teatri Kombëtar” më 17-21 dhjetor 2025, Teatri “I huaji” – Albert Camus te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 18-21 dhjetor 2025, Shfaqja “HALLI HALLIT NUK I NGJAN” te Teatri “Petro Marko” Vlorë më 18-21 dhjetor 2025.

Sa i përket filmave, do të mbahen Annotazione Video #13 – “Invernomuto” – Gjurmë për një gramatikë misteri më 15 dhjetor 2025, “Balkan Film Market 2025” më 16-20 dhjetor 2025, 50-vjetori i Animacionit Shqiptar te Kinema “Agimi” më 16-18 dhjetor te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë, Filmi i javës – “How The Grinch Stole Christmas” më 17 dhjetor 2025, Filma te “Hotspot” Tiranë më 17 dhjetor 2025, Shfaqja e filmit “Advantages of Travelling by Train” nga Aritz Moreno te Akademia e Filmit Marubi më 18 dhjetor 2025, Movie Day nga Qendra Mankind Tracks më 20 dhjetor 2025.

Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: Eventet festive të muajit dhjetor në Gjirokastër më 16, 17, 19, 20 dhjetor 2025,“Festë në Berat” – Programi i muajit Dhjetor më 17, 19, 20, 21 dhjetor 2025, “Shkodra N’Festë” – Koncerte nga këngëtarët më të mirë shqiptarë më 15, 17, 18, 19, 20 dhjetor 2025, Festivali i Këngës në RTSH më 17-20 dhjetor 2025, Metro Sound-Track – Muzika e filmit shqiptar me Gridi Krajën më 18 e 19 dhjetor 2025, Koncerti nga “CANDELIGHT FICUS” te Tulla, Culture Center më 18 dhjetor 2025,Aktivitete festive në Durrës më 19-21 dhjetor 2025,Live concert nga SHKODRA ELEKTRONIKE te MINUS1, Tiranë më 19 dhjetor 2025, Live performance nga GILLESPIE & DISQUIET te Black Box, Universiteti i Arteve më 20 dhjetor 2025,Festat e fundvitit n’Pazar me Sardi Strugaj & Kamela Islamaj te “Pazari i Ri” Tiranë më 21 dhjetor 2025.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: “Biolum” – Një udhëtim VR interaktiv në thellësitë e detit te “KubFranceTirana”, Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon – Shqipëri & Azerbaixhan” te “Galeria e Artit” TiranëEkspozita “Roads” te “COD Kryeministri” Tiranë, Ekspozita “Kujtesë e trupëzuar” nga “Tirana Art Lab”, Ekspozita “XXXVI” nga Bledar Gramo, Ekspozita “Conversing / Agitating the ‘90s” te “Zeta Contemporary” Tiranë, “Koleksioni i Biblave” te “Biblioteka Kombëtare” TiranëEkspozita “Komunikim” nga Agron Bytyçi te Galeria “FAB” Tiranë“Shqipëria 1921” nga Eugène Pittard – Punëtori & Ekspozitë Fotografike, Ekspozita “Dhomat e Vizatimit – Drawing Room” te “MAG Gallery” TiranëEkspozita “Conversing / Agitating the ‘90s” te “Zeta Contemporary” TiranëEkspozita “Pëshpërima nën Marshimin e Pamëshirshëm” nga Blerta HoçiaEkspozita “Olbania” nga kolektivi “Alterazioni Video” te Muzeu “Marubi” Shkodër, Ekspozitë personale e artistit Arben Elshani “Load…” te Galeri Oda, Shkodër, “Art Gala Berat” në Galerinë “Edward Lear” Berat, Ekspozita “Përtej heshtjes” nga Liridona Gjuka Bogu.

Aktivitetet për fëmijë do të jenë “Dritë dhe traditë” në “Qytezën e Fëmijëve” Korçë më 15 dhjetor 2025, Teatri për fëmijë “Meri Popins” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 20 e 21 dhjetor 2025, Teatri për fëmijë “Krishtlindjet e humbura” te Teatri “Metropol” Tiranë më 20 e 21 dhjetor 2025,“Premiera “Circus Show” nga Cirku Kombëtar më 20 e 21 dhjetor 2025.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Aktivitet përkujtimor “Robert Prifti” Portret i një intelektuali të vërtetë te Qendra Sotir Kolea më 15 dhjetor 2025, Klubi Dua – Takim letrar me autorë evropianë Maja Haderlap dhe Philippe Collin më 15 dhjetor 2025, Mbrëmje poetike “Udhëtim mes vargjesh” te Shtëpitë Studio Kadare-Agolli më 16 dhjetor 2025, Eventet e muajit dhjetor te “Vila 31 x Art Explora” Tiranë – E kaluara traumatike dhe kujtesa e një shoqërie e drejtuar nga Bashkim Shehu në 3 sesione më 16 e 17 dhjetor 2025, Sesionet trajnuese “Art & Engagement” nga Swiss Cultural Fund më 17 dhjetor 2025, Diskutim për filmin “Vitet e para” nga Klubi i Filmit “Mësojmë nga e kaluara” te Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit më 17 dhjetor 2025, Takimi “Artisti dhe Emocioni” Psikologjia e interpretimit artist te Universiteti i Arteve më 17 dhjetor 2025, Takim me autorin Luan Rama për librin “Murgu i malit të shenjtë” më 17 dhjetor 2025, Koncert festiv “Ndezja e dritave të pemës” te Amfitetatri Durrës më 17 dhjetor 2025, Bisedë me artisten Anila Zajmi “Etnografi, art dhe design” te Galeria e Artit Tiranë më 18 dhjetor 2025, Station Talks – Shpëtim Kelmendi për librin “Vdekja nuk vjen” më 18 dhjetor 2025, Bisedë letrare “Heronjtë e lashtësisë” me Sokol Çunga më 18 dhjetor 2025,Punëtori “Artet Vizuale si Rezistencë dhe Liri” te “Tek Bunkeri” më 18-20 dhjetor 2025.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.