“Drejtësi në Nuremberg”, “Tirana Jazz Vibes”, Malinconia, “Kaini dhe Abeli”, Medea, DJ James Hype

eventet e javës 16-22 mars 2026

Teatër, Filma, Ekspozita, Takime, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 16 deri më 22 mars 2026 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit do të jenë Shfaqja “KLANI I TË DIVORCUARAVE” gjatë datave 16-19 mars 2026, Teatri “Drejtësi në Nuremberg” te Teatri Kombëtar më 19-22 mars 2026, Teatri “Kaini dhe Abeli – Të bijtë e Adamit” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 19-22 mars 2026, Teatri “Familja Astari – Hë sot, hë nesër” në Tiranë më 21 e 22 mars 2026, Teatri “Pesë fytyrat e heshtjes” në Shkodër më 21 e 22 mars 2026.

Filmat që do të shfaqen janë: “Ekrani i Artit” në Tiranë më 18 mars 2026, si dhe Filmi “Qielli i kuq” te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë më 19 mars 2026.

Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: “Prokofiev dhe Rachmaninoff” te TKOB më 17 mars 2026, “Malinconia” nga Simona Karafili dhe Etrita Ibrahimi në TKOB më 18 mars 2026, “Tirana Jazz Vibes” më 18 mars 2026, “Asgjë Sikur Dielli” te “Tulla Culture” Tiranë më 19 mars 2026, DJ James Hype te “Cinco Luxury Club” Tiranë më 20 mars 2026, “Planet of Zeus” në Tiranë më 22 mars 2026.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, Ekspozita “Hiri” nga Enea Ziu te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita “Mask” nga Viktor Ferraj te Galeria “Fab” Tiranë, Ekspozita “There is no what if” nga Peter Assmann, Ekspozita “SOFT POWER” te MAG Design – Art – Living, Ekspozita “Mes nesh” – Edicioni I në Durrës.

Aktivitetet për fëmijë do të jenë Teatri për fëmijë “Dritëza” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 17,18, 21, 22 mars 2026, “Contemporary Kids Exhibition” më 18 mars 2026, “Smërfët dhe Gargamela” te Teatri i Kukullave më 21 e 22 mars 2026, “Energjia e Cirkut” nga Cirku Kombëtar më 21 mars e “Spektakli i iluzionit” nga Cirku Kombëtar më 22 mars 2026 si dhe priten aktivitete nga Teatri “Metropol” Tiranë.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Takim “Medea, mbi mitin, letërsinë dhe politikën” te “Berk Botime” Tiranë më 18 mars 2026,Takime “Mbi filozofinë politike” te “Tek Bunkeri” Tiranë më 18 mars 2026,Studiot e hapura te “Vila 31 x Art Explora” më 20-22 mars 2026.

Stand up comedy për korrupsionin te “Tek Bunkeri” Tiranë do të mbahet më 19 mars 2026.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve, si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga donatorë të ndryshëm.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.