Sugjerimet e “Almanart”
“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 17 e 23 nëntor 2025 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Shfaqjet e teatrit do të jenë Teatri “Amour” te Teatri “Bylis” Fier më 17 e 18 nëntor 2025, Teatri “Shumë pak vrasës” te Teatri “Skampa” Elbasan më 19-21 nëntor 2025, Teatri “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 20-23 nëntor 2025, Shfaqja “Takim i Munguem” nga Rafael Hoxhaj te Teatri Metropol më 21-23 nëntor 2025.
Sa i përket filmave, do të mbahen Filmi “Il padiglione sull’aqua” më 17 nëntor 2025, si dhe Filmi “Kazerma” më 20 nëntor 2025 e në vijim në kinemanë shqiptare.
Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: Koncerti “Zëri i Lirisë” më 17 nëntor 2025, Premiera “Mbi fjalë” nga Blenard Azizaj më 18 nëntor 2025, Kënga Magjike 2025 më 19, 20 e 22 nëntor 2025, Koncerti “Dialog tingujsh” nga Ejona Nako dhe Kristina Petrollari Laço më 19 nëntor 2025, “Mozart & Beethoven” te TKOB më 21 nëntor 2025, Stina Koncertore e Orkestrës Simfonike RTSH – Beethoven 2025 më 21 nëntor 2025.
Nëntori numerik vjen në “KubFranceTirana” me aktivitete të ndryshme si eksperienca imersive, biseda, workshop dhe performanca duke nisur që nga data 30 tetor e deri më 20 nëntor 2025, ku do të gjeni VR “En tête-à-tête avec la Joconde”, “Madrid Noir”, “Digjitalizimi dhe ruajtja e imazheve filmike në erën digjitale” nga Erjon Tusha te KubFranceTirana më 30 tetor 2025, Workshop mbi mediat sociale nga Geek Room te KubFranceTiranë më 8 nëntor 2025, si dhe Performanca “Myselves”, nga kompania franceze K. Danse më 19 nëntor 2025.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë Ekspozita “Range” nga Richard Deacon, Ekspozita “Living Walls” te “Catalyst Story Institute” Tiranë, Ekspozita “Diell në Fijet e Barit” nga Blerta Hashani, Ekspozita personale “Plisi në histori” e artistit Eduart Karaj te Galeria e Artit Tiranë, Ekspozita “Arti i qilimave Azerbajxhan & Shqipëri” te Galeria e Artit Tiranë, “Koleksioni i Biblave” te “Biblioteka Kombëtare” Tiranë, Ekspozita “Rezonanca e fytyrës – Bekim Dyla”, 12 – Dielli i ditës tjetër nga Blerta Kambo, Ekspozita “Let Us Meet in Between” nga Ledia Kostandini te Pallati me Kuba – poshtë Studio Kadare, Slow texting – Letra mes Martin Camajt dhe Arshi Pipës, Ekspozita “Prani” nga Ergys Zhabjaku te Piramida, Ekspozita “Gjurmë penelatash” nga Arben Kristani në Durrës, “SKAMPIS KOLONIA E PIKTORËVE 2025”, Ekspozita “Limitless” nga Xhelsina Petritaj në Korçë, Ekspozita fotografike “Pema hyjnore” nga Gazmend Çitaku te Galeria “Oda” Shkodër.
Java Kulturore Kroate do të zgjasë më 17-20 nëntor 2025, ku përmendim aktivitete si “Opera Friendship Concert” më 17 nëntor 2025, Shfaqja e filmit “A Blue Flower” më 18 nëntor 2025, Dita e kravatës në Tiranë” më 19 nëntor 2025.
Java Kulturore Kombëtare do të zgjasë më 21 nëntor – 5 dhjetor 2025, me aktivitete si Teatri “Komisar Daltoniko” më 21-23 nëntor 2025, “Next Generation” në Tropojë me DJ Oda Halitin, Shpat Dedën etj. më 21 e 22 nëntor 2025.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë Teatri për fëmijë “Luanushi i frikësuar” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 20-23 nëntor 2025, Aktivitet për fëmijë te TKOB më 22 nëntor 2025, Teatri për fëmijë “Smërfët dhe Gargamela” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 22 e 23 nëntor 2025, “Arti i Cirkut përballë Inteligjencës Artificiale” nga Cirku Kombëtar te Teatri i Kukullave më 22 e 23 nëntor 2025, si dhe “Magjia e shkronjave” te “Qendra e Kulturës për Fëmijë” Tiranë më 22 nëntor 2025.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: “Venë e vargje n’Odë” me Flutura Açkën më 17 nëntor 2025, Takim dhe bisedë “Trajtimi i filmave në media” me Roland Qafokun më 18 nëntor 2025, “Jam Session” me Ron Gjura në “Tek Bunkeri” më 18 nëntor 2025, Sesion informues – Creative Europe: Culture Moves Europe më 19 nëntor 2025, “Jazz, Gështenja & Shkëmbim Rrobash” te “Tek Bunkeri” Tiranë më 19 nëntor 2025, Promovim i librit “Zërat e parë të italofonisë shqiptare” nga Fabio Rocchi më 19 nëntor 2025, “60 Plus” te “N’Odë” Shkodër më 19 e 20 nëntor 2025, Java Botërore e Ushqimit Italian – Konferenca “Dieta Mesdhetare” më 20 nëntor 2025, “Story Worlds” nga “Catalyst Stories Albania” më 21-23 nëntor 2025, Studiot e hapura III te “Vila 31 x Art Explora” më 21-23 nëntor 2025, Aktiviteti poetik “Fjalë që ndezin netët”, në kuadër të “Ditëve të Mjedës” më 21 nëntor 2025, si dhe Masterclass në muzikë dhome nga Teemu Kupianen.
2 vjetori i “Comedy Thursday” do të mbahet më 21 nëntor 2025.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!



