“Dantedi”, “Kaini dhe Abeli”, “Ferma e kafshëve”, “Nikolla i zemrës së Tiranës”, Tirana Jazz Vibes, Ray Chen në Tiranë

eventet e javës 23-29 mars 2026

Teatër, Filma, Ekspozita, Takime, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 23 deri më 29 mars 2026 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit do të jenë Teatri “Kaini dhe Abeli – Të bijtë e Adamit” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 26-29 mars 2026, Teatri “Ferma e kafshëve” te “Teatri Kombëtar” më 26-29 mars 2026, Drama teatrale “Historia e nje nate” nga Minush Jero te Pallati i Kulturës “Hasan Prishtina”, Kukës më 27 mars 2026, Teatri “Sonte do darkojmë në shtrat” në Vlorë më 27 e 28 mars 2026.

Filmat që do të shfaqen janë: Film Dokumentar – “Nikolla i zemrës së Tiranës” te Teatri A.Z.Çajupi, Korçë më 25 mars 2026.

Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: “Tirana Jazz Vibes” më 24 mars 2026, Koncert i muzikës klasike nga Ray Chen & Amsterdam Sinfonietta te Teatri i Operas dhe Baletit më 26 mars 2026, Central Sector Tiranë më 28 mars 2026.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, Ekspozita “Hiri” nga Enea Ziu te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita “Mask” nga Viktor Ferraj te Galeria “Fab” Tiranë, Ekspozita bibliografike në kuadër të Dante Alighieri te Qendra “Sotir Kolea”, Biblioteka Kombëtare, Ekspozita “SOFT POWER” te MAG Design – Art – Living, Ekspozitë “Gjurmë penelatash” nga Arben Kristani te Galerina e Arteve “Edward Lear” Berat, Ekspozita “ËNDËRR” nga Thomas Krempke te Grupi ATA, Kamez, Ekspozita “Zofia Rydet: Sociological Record” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër.

Aktivitetet për fëmijë do të jenë Teatri “E bukura dhe bisha” te “Teatri i Kukullave” më 28 e 29 mars 2026, Opera për fëmijë “La Serva Padrona” te Teatri i Operas dhe Baletit më 28 mars 2026, “Energjia e Cirkut” nga Cirku Kombëtar më 28 mars e “Spektakli i iluzionit” nga Cirku Kombëtar më 29 mars 2026, TWINKLE AWARDS 2026 te Universiteti i Arteve më 28 e 29 mars 2026.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Dita e hapur – Universiteti i Arteve, Takime “Mbi filozofinë politike” te “Tek Bunkeri” Tiranë, Dorela Lazaj në bashkëbisedim me Jursi Temali te BERK më 25 mars 2026.

Comedy Thursday “Marshi nga ditët tona” te Salla Tonin Harapi do të mbahet më 25 e 27 mars 2026,  Stand up comedy night me Marsijon Durmishi te Vila 44 Tiranë më 27 mars 2026.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve, si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga donatorë të ndryshëm.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.