Sugjerimet e “Almanart”
“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 24 e 30 nëntor 2025 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Shfaqjet e teatrit do të jenë Teatri “Gruaja me sirtarë” në Durrës më 24 e 25 nëntor 2025, Monodrama “Grua për shtëpi” në Korçë më 26 nëntor 2025, Teatri “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 27 nëntor 2025, Teatri “Det i thellë blu” te “Teatri Kombëtar” më 28-30 nëntor 2025, Teatri “Shumë pak vrasës” te Teatri “Skampa” Elbasan më 29 nëntor – 1 dhjetor 2025, si dhe do të mbahet Festivali i Teatrit “Gjegju Fest” më 25 nëntor – 2 dhjetor 2025 në Shkodër.
Sa i përket filmave, do të mbahen Nata e filmit – Denis Villeneuve me “Incendies” & “Blade Runner 2049” më 25 e 27 nëntor 2025, si dhe Filmi dokumentar “117” nga Besim Sahatçiu te Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit më 26 nëntor 2025.
Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: “Fjalë nga e kaluara” në Shkodër më 24 nëntor 2025, “20 vite isopolifonia në UNESCO” në Gjirokastër më 25 nëntor 2025, Koncerti “Kënga e Mjellmës” nga Schubert te TKOB më 25 nëntor 2025, Koncerti “Ibrahim Madhi in memoriam” më 25 nëntor 2025, Koncerti “Czech Boys – Boni Pueri” te TKOB më 26 nëntor 2025, Czech Boys – Choir Boni Pueri te Teatri “Petro Marko” Vlorë më 27 nëntor 2025, Programi festiv i Festës së Flamurit 28 nëntor 2025 në Vlorë më 28 nëntor 2025, DJ Duo Aerea në Tiranë më 28 nëntor 2025, Nata e Bardhë në Tiranë më 29 nëntor 2025 si dhe Nata e Bardhë në Tiranë – Koncert nga Era Istrefi, Kida, Soni Malaj, Majk, Lumi B më 29 nëntor 2025, si dhe priten aktivitete festive në Durrës, Gjirokastër etj.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë Tirana Art Weekend 2025, Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon – Shqipëri & Azerbaixhan” te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita “Nëntori 28” te Galeria “FAB” Tiranë, Ekspozita “TAL – Pop Up “Between Shores” nga Muhamet Spahiu, Ekspozita “Range” nga Richard Deacon, Ekspozita “Living Walls” te “Catalyst Story Institute” Tiranë, Ekspozita “Method and praxis: Manifesto Collective + Border Forensics”, Ekspozita “Pëshpërima nën Marshimin e Pamëshirshëm” nga Blerta Hoçia, Ekspozita “Let Us Meet in Between” nga Ledia Kostandini te Pallati me Kuba – poshtë Studio Kadare, Ekspozita “Prani” nga Ergys Zhabjaku te Piramida, Ekspozita “Gjurmë penelatash” nga Arben Kristani në Durrës, Ekspozita Fotografike “Aromë Hungarie” nga Roland Tasho në Korçë, Ekspozita “Arti i fijes në jelekë – Elegancë që magjeps” te Muzeu Historik Shkodër, Ekspozita “Ngjyra që shërojnë” në Shkodër, Ekspozitë: TRADICIONALJA NË AKUAREL te Galeri ODA, Shkoder.
Java Kultorore Kombëtare do të zgjasë më 21 nëntor – 5 dhjetor 2025, ku përmendim aktivitete si “Koleksioni i Biblave” te “Biblioteka Kombëtare” Tiranë, Nëntori i dytë – Muzika e filmave shqiptarë më 27 nëntor 2025.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë Art & punëtori “Vegla të rralla muzikore” më 25 nëntor 2025, “Tingujt e nëntorit” për fëmijë më 26 e 27 nëntor 2025, Teatri për fëmijë “Luanushi i frikësuar” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 28-30 nëntor 2025, “E bija e hënës dhe e diellit” te “Teatri i Kukullave” më 29 e 30 nëntor, si dhe priten aktivitete për fëmijë nga cirku kombëtar në vlorë më 28 nëntor 2025.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Promovim libri “E shkuar e pakryer” nga Ermal Hasimja më 25 nëntor 2025, Klubi i Librit “Dua” – “Joseph Fouché” nga Stefan Zweig më 25 nëntor 2025, Takim me Ledia Xhogën për librin “Keqkuptimi” më 26 nëntor 2025, 63 vjet teatri histori, realitet, vazhdimësi në Vlorë më 26 nëntor 2025, Festivali i Performancës te “Vila 31 x Art Explora” më 28-30 nëntor 2025.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!



