Teatër, Ekspozita, Takime, Filma, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës
“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 26 janar dhe 1 shkurt 2026 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Shfaqjet e teatrit do të jenë Teatri “24 orë nga jeta e një votuesi” në Korçë më 26-28 janar 2026, Shfaqja “KLANI I TË DIVORCUARAVE” më 26-28 janar 2026, Teatri “Metoda Gronholm” në Fier më 29 e 30 janar 2026, Shfaqja “Hamlet” me regji nga Jonida Beqo te Teatri “Metropol” më 29 janar – 1 shkurt 2026, Teatri “Det i thellë blu” te “Teatri Kombëtar” më 29 janar – 1 shkurt 2026, Teatri “Djali” nga Florian Zeller më 29 janar – 1 shkurt 2026, “Katedralja e Parisit” nga nxënëst e A.Z.Çajupi më 29 janar 2026.
Sa i përket filmave, do të mbahen Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit – Filmi “Rrethi i Kujtesës” më 26 janar 2026, Filmi “Nikolla i zemrës së Tiranës” te Kinema “Millenium” Tiranë më 26 janar 2026, Dita e Kujtesës – Film dokumentar “Anne Frank – Vite parallele” te Instituti Italian i Kulturës më 27 janar 2026, Filmat e muajit te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë gjatë muajit janar, Filmat e muajit te Kinema “Maks Velo” Laprakë gjatë muajit janar, Filmi gjerman “Sonne und Beton” te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë më 30 janar 2026, Filmi “Kazerma” në Berat më 30 janar – 1 shkurt 2026.
Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: Mbrëmje gala nga Shkolla e Baletit te TKOB më 27 janar 2026, “Liza në Botën e Çudirave” nga Shkolla e Baletit te TKOB më 28 janar 2026, Valsi i Luleve – Nata e Baletit Klasik në Teatrin “Petro Marko” Vlorë më 29 janar 2026, Orkestra Simfonike RTSH – Vepra e Fatos Qerimajt më 30 janar 2026, Koncert nga Orkestra OSFA më 30 janar 2026.
Java Kulturore Zviceriane do të zhvillojë aktivitete përgjatë datave 26 janar – 7 shkurt 2026, ku do të përmendim Ekspozita “Mercurius” nga Kristian Zara në Elbasan, Ekspozita “F AM I LIAR”, Ekspozita “Post Bllok”, Simfoni dhome për njerëzimin – Harlen Nikolli.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Light in the deep” nga Blerta Xhomo te Galeria “FAB” Tiranë, Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, Ekspozita “XXXVI” nga Bledar Gramo, Ekspozita “Dhomat e Vizatimit – Drawing Room” te “MAG Gallery” Tiranë, Ekspozita “XXXVI” nga Bledar Gramo, Ekspozitë “Ismail Kadare” te Biblioteka Kombëtare, Ekspozita “Images from Asia” në Durrës, Ekspozita “Olbania” nga kolektivi “Alterazioni Video” te Muzeu “Marubi” Shkodër.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë “Roza dhe Fati” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 31 janar e 1 shkurt 2026, “Circus show” nga Cirku Kombëtar më 31 janar e 1 shkurt 2026, si dhe priten aktivitete pranë Teatrit “Metropol” dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli”.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: “Gjenerali i letërsisë shqiptare” – Në përkujtim të Ismail Kadaresë në Durrës më 28 janar 2026, Promovim i albumit “100 Imazhe – Vepra e Kadaresë në artet figurative” më 28 janar 2026, Konferenca “Tish Daija në 100 vjetorin e lindjes” më 30 janar 2026.
Stand up comedy me Albano Bogdon te “Tap Bar” Tiranë do të mbahet gjatë kësaj jave më 30 janar 2026.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!



