Eventet e qershorit 2026 | Festivale, Muzikë & Verë Shqiptare
Qershori sjell fillimin e sezonit më të gjallë të vitit me disa nga festivalet më të shumëpritura në Shqipëri: UNUM Festival, Kala Festival, Anjunadeep Explorations dhe Kickbeat Music Festival & After.
Programi pasurohet me Karnavalet e Korçës, Javën Kulturore Italiane, stand-up comedy nga Comedy Thursday, Tirana European Youth Film Festival, Gjon Milli Video Art, koncerte nga Fezz & Fio Zanotti, Ylli Limani, Morgu, si edhe festa dhe aktivitete lokale në Kukës, Sarandë, Ksamil, Fier.
Për adhuruesit e letërsisë rikthehen takimet e Dua Librin, ndërsa muaji vazhdon me ekspozita, evente kulturore, jetë nate dhe shumë surpriza të tjera në të gjithë vendin!
Ndiqni eventet më interesante të qershorit dhe planifikoni verën tuaj me “Almanart”!

























