Teatër, Filma, Ekspozita, Takime, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”
“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 23 shkurt deri më 1 mars 2026 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Shfaqjet e teatrit do të jenë Teatri “Bidermani dhe Zjarrvënsit” në Vlorë më 23 shkurt 2026, Shfaqja “KLANI I TË DIVORCUARAVE” më 23-26 shkurt 2026, Teatri “Lu santo jullare Francesko” në kujtim të Dario Fo & Franca Rame në Tiranë më 35 shkurt 2026 dhe në Vlorë më 26 shkurt 2026, Teatri “Gjysmë-jeta e Marie Curie” te “Teatri i Metropolit” Tiranë më 26 shkurt – 1 mars 2026, Teatri “Djali” nga Florian Zeller më 26 shkurt – 1 mars 2026.
Sa i përket filmave, do të shfaqen Programi mujor i filmave nga Agjencia e Industrisë Kreative te Qendra e Artit Agimi gjatë muajit shkurt, Programi mujor i filmave nga Agjencia e Industrisë Kreative te Kinema Maks Velo gjatë muajit shkurt, Filmi “Porcelain War” për Ukrainën më 24 shkurt 2026, Filmi “Cold War” te “Berk Botime” Tiranë më 24 shkurt 2026, si dhe filmi “44 minuta” nga Bessa Myftiu më 1 mars 2026 te Qendra e Artit “Agimi” në orën 18:00.
Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: Mrekullitë e Arbërisë në UNESCO nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore më 23 shkurt 2026, Kino-koncert “Sunrise: A song of two humans” më 25 shkurt 2026, Koncert nga Dren Abazi në Tiranë më 27 shkurt 2026, “Beethoven & Liszt” – Koncert recital nga Amir Xhakoviq te TKOB më 28 shkurt 2026, “Le Shqipnotique Show” nga Olimpia Smajlaj më 28 shkurt 2026.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, VR “Insider Outsider” nga Henry Darger te “KubFranceTirana”, Ekspozita “17 shkurti” te Galeria “Fab” Tiranë, Ekspozita “MAMA – Mother Nature” te “COD Kryeministri”, DUET nga Manuela García & Fani Zguro te Galeria e Artit Tiranë, Ekspozita “Between Mercury and Mars, Home” nga Besnik Grainca te “Tulla Culture” Tiranë, Ekspozitë vetjake “Lakuriq” nga artisti Oltsen Gripshi te GOCAT, Piramida, Tiranë, Ekspozita “Images from Asia” në Durrës, Ekspozita “Olbania” nga kolektivi “Alterazioni Video” te Muzeu “Marubi” Shkodër, Ekspozita “Vlora” nga Altin Serani në Vlorë.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë Teatri për fëmijë “Bubu, Lolo, Kiko” në Korçë më 24 e 25 shkurt 2026, VR “Mr.Vincent” te “KubFranceShkodra” – Muzeu “Marubi” Shkodër më 26 shkurt 2026, “Maçoku me çizme” te Teatri i Kukullave më 28 shkurt 2026, Inteligjenca artificiale nga “Cirku Kombëtar” më 28 shkurt 2026, si dhe priten aktivitete nga Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë dhe Teatri “Metropol” Tiranë.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: “Reframing the frame”më 23 shkurt 2026,Workshop “Film composing – Kompozimi i muzikës së filmave” me Stephen Hornemë 24 e 25 shkurt 2026, “Arkitektura e filmit” me Diana Çulin, Erenik Beqirin, Eduard Grishajn te COD më 24 shkurt 2026, “Il teatro all improvviso” nga Mario Pirovanomë 24 shkurt 2026,Dua Libri – “Narcisti dhe Gojarti” nga Hermann Hesse te Qendra DUAmë 24 shkurt 2026, Programi i muajit shkurt në Vila 31 x Art Explorapër një takim me artisten rezidente Amalia Vekrri më 26 shkurt 2026 dhe punëtori e krijimit dhe leximit të maskave nga Dardan Zhegrova më 28 shkurt 2026.
Stand-up comedy do të jetë Stand up comedy “Gazerma” nga “Comedy Thursday” më 25 e 26 shkurt 2026 te Kinema “Millenium” Tiranë dhe më 28 shkurt te Liceu Artistik “J.Misja” Tiranë.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve, si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga donatorë të ndryshëm.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!



