Karnavalet e Shkodrës, “L’Elisir d’amore”, Teatri “24 orë nga jeta e një votuesi”, Kërcimi i dashurisë në Fier

eventet kulturore 9-15 shkurt 2026

Filma, Teatër, Ekspozita, Takime, Aktivitete për fëmijë, Jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 9 dhe 15 shkurt 2026 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit do të jenë Komedia “OBOBO PO UNË SE DINJA!” te Teatri i Korçës më 8-10 shkurt 2026, Shfaqja “KLANI I TË DIVORCUARAVE” më 9-11 shkurt 2026, Teatri “Shumë pak vrasës” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 9 e 10 shkurt 2026, Shfaqja “24 ORË NGA JETA E NJË VOTUESI” te Teatri “Migjeni”, Shkodër më 12 shkurt 2026, Teatri “Si ta doni” nga William Shakespeare te “Teatri Kombëtar” më 12-15 shkurt 2026, Shfaqja “BABAI” te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 12-15 shkurt 2026.

Sa i përket filmave, do të shfaqen Shfaqja dokumentarit: SuperDesign. Dizajni Radikal Italian nga Francesca Molteni te Kinema Cube Piramida më 10 shkurt 2026, Programi mujor i filmave nga Agjencia e Industrisë Kreative te Qendra e Artit Agimi gjatë muajit shkurt, Programi mujor i filmave nga Agjencia e Industrisë Kreative te Kinema Maks Velo gjatë muajit shkurt.

Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: Koncert recital nga Albana Bajraktari te Salla e Koncerteve “Tonin Harapi” më 10 shkurt 2026, Opera “L’elisir d’amore” nga Gaetano Donizetti te TKOB më 11-15 shkurt 2026, Lule t’bukra ka Tirona te Sheshi “Mimoza” më 11 shkurt 2026, Koncerti “Tinguj & Ndjenja” te Salla e koncerteve QKF Durres më 13 shkurt 2026,  Koncerti “LUM” nga Hersi Matmuja & Jacopo Conoci te TKOB më 15 shkurt 2026, si dhe “The dance of love” – DJ Traumer etj. më 14 shkurt 2026, si dhe “Karnavalet e Shkodrës” 9-15 shkurt 2026.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, VR “Insider Outsider” nga Henry Darger te “KubFranceTirana”, Ekspozita studentore e Programit të Qeramikës “1MATERIAL” te Galeria FAB – UART, “Zëri i Artit – Mozaik që Flet”, Ekspozita “Konstelacion” nga Joana Dhiamandi te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita “Between Mercury and Mars, Home” nga Besnik Grainca te “Tulla Culture” Tiranë, Ekspozitë vetjake “Lakuriq” nga artisti Oltsen Gripshi te GOCAT, Piramida, Tiranë, Ekspozita “Images from Asia” në Durrës, Ekspozita “Olbania” nga kolektivi “Alterazioni Video” te Muzeu “Marubi” Shkodër, Ekspozita “Plen Air 11” në Shkodër, Ekspozita “Mercurius” nga Kristian Zara në Elbasan, Ekspozita “F AM I LIAR”, Ekspozita “Post Bllok”.

Aktivitetet për fëmijë do të jenë Shfaqje për fëmijë “Bubu – Lolo – Kiko” në Korçë më 8-10 shkurt 2026, Punëtori kreative për fëmijë “Nga Fotografi në Iluzion” te Muzeu Marubi më 10 shkurt 2026, Performanca “Familja Adams” te Teatri i Kukullave më 13 e 14 shkurt 2026, Shfaqja për fëmijë “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat” te Teatri i Kukullave më 14 e 15 shkurt 2026, “Circus show” nga Cirku Kombëtar më 14 e 15 shkurt 2026.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Pop-up Librari nga Botimet “Toena” – Takime & biseda më 11 e 15 shkurt 2026, ART’ZANATET – kur tradita takon brezin e ri te Kinema Republika, Shkodër më 10 shkurt 2026, Diskutim libri “Kitchen” nga Banana Yoshimotos te Libraria Onufri më 13 shkurt 2026, Trashëgimia e karnavaleve 2026 në Shkodër më 10 e 11 shkurt 2026, Masterclass Vokal me Gëzim Myshketa dhe Davide Luciano nga Teatri i Operës, Baletit më 9-10 shkurt 2026.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve, si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga donatorë të ndryshëm.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.