“200 vjet Strauss”

200 VJET STRAUSS✨

Një mbrëmje që udhëton në zemrën e muzikës vjeneze, aty ku melankolia vallëzon nën ritmet e një valsi të përjetshëm.🌟

Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Ansambli Simfonik “Johann Strauss” i Vjenës sjell koncertin “200 vite Strauss ”, në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të mirënjohur dhe çeljes së Javës Kulturore Austriake në Tiranë. 📯🇦🇹

📜Programi është menduar si një rrëfim që zbulon rrënjët dhe anën më melankolike të krijimtarisë së Strauss-it, përmes perlave si “Wo die Zitronen blühn” dhe “Dorfschwalben aus Österreich” nga Josef Strauss.
Në pjesën e dytë, skena ndriçohet nga pjesët më të dashura, që e mbyllin koncertin me festë e gjallëri nga “Tritsch-Tratsch-Polka” deri tek “An der schönen blauen Donau”.

Një natë që e kthen Tiranën në një copëz Vjene të vogël, plot shkëlqim, finesë dhe muzikë të ndjerë.✨

Hyrja e lirë por me rezervim në linkun në bio.

Date

28/10/2025

Time

19:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.