“E bija e hënës dhe e diellit” te “Teatri i Kukullave”
Zonjusha dhe Zotërusha!
Këtë fundjavë, me rastin e festave të Nëntorit 🇦🇱 ju sjellim një vepër shqiptare të mrekullueshme, bazuar në krijimtarinë e Mitrush Kutelit: një histori magjike, e thellë dhe plot simbolikë që do të prekë zemrat e të vegjëlve dhe të mëdhenjve! 🌙☀️✨
📖 “E bija e Hënës dhe e Diellit”, një rrëfim fantastik ku bukuria e folklorit, legjendës dhe traditës shqiptare merr jetë në skenë përmes personazheve të jashtëzakonshëm dhe një bote plot dritë e magji.
Fëmijët do të udhëtojnë mes rrëfimeve mitike, përballjeve, dashurisë dhe forcës së shpirtit, duke zbuluar një histori ku natyra dhe drita flasin me gjuhën e artit. 🌙☀️💫
Një shfaqje artistikisht e veçantë, që ndërthur traditën me teatrin bashkëkohor përmes skenografisë, kukullave dhe muzikës origjinale, duke e kthyer skenën në një univers të mrekullueshëm shqiptar. 🇦🇱🎭
👧 Mosha e sugjeruar: 5+
🎬 Skenografia, Regjia, Kukullat & Skenari: Klajd Ymeri
🎶 Formulimi Muzikor: Alfons Zgjana
🎨 Piktor Ekzekutues: Renato Aliçkolli
🎚 Fonia & Ndriçimi: Julian Llukani
🔧 Teknik Skene: Gildian Dashi
👩🎤 Me aktorët:
Florian Kokona
Albana Koçaj
Esmeralda Kame
Ermonela Alikaj
Elidon Alika
Kliti Roshi
🗓 Datat: 29 & 30 Nëntor
⏰ Orari i shfaqjeve: 10:30 dhe 11:30
📍 Vendndodhja: Teatri i Kukullave
🎟 Biletat mund t’i siguroni pranë recepsionit të teatrit:
🗓 E mërkurë & e enjte: 09:00 – 13:00
🕔 E premte: 15:00 – 19:00
📆 Ditët e shfaqjes: 09:00 – 10:00
🔴 Vëmendje!
Dyert e teatrit mbyllen 10 minuta para fillimit të shfaqjes. Ju ftojmë të vini në kohë që vogëlushët tuaj të mos humbasin këtë aventurë shqiptare plot magji, kulturë dhe emocion! 🇦🇱✨