
Java Kulturore Hollandeze – Ajax dhe 17 Nëntori Tirana – Ritakim dhe ekspozitë fotografike
Rikthim në histori dhe kulturë!
Më 9 tetor festojmë 55-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Holandës dhe Shqipërisë me një event të veçantë në Tiranë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit .
Ky aktivitet përkujton ndeshjen legjendare të vitit 1970 midis Ajax dhe 17 Nëntori Tirana, e cila përfundoi me një barazim simbolik 2–2⚡️.Ndeshja mbahet mend jo vetëm për
emocionet në fushë, por edhe për një episod diplomatik unik: lojtarët e Ajax-it hynë në Shqipëri pa prerjen standarde të flokëve të kohës.
Legjendat e futbollit holandez Arie Haan dhe Ruud Krol rikthehen në Tiranë për t’u ribashkuar me ish-lojtarët shqiptarë dhe për të bashkëbiseduar me gjeneratën e re të futbollistëve. Ribashkimi përfshin panel diskutimi dhe një ekspozitë fotografike me imazhe të papublikuara më parë 📸, që sjellin historinë e një momenti unik ndërkombëtar dhe kulturor.
Një përvojë e jashtëzakonshme që lidh sportin, kulturën dhe diplomacinë për të rikujtuar një nga episodet më ikonike të futbollit shqiptar dhe holandez ✨.
Hyrja e lirë!
