Aktiviteti edukativ “Kinoscope” te Muzeu “Marubi” Shkodër
𝗧𝗛𝗜𝗥𝗥𝗝𝗘 𝗘 𝗛𝗔𝗣𝗨𝗥! 🎬✨
Aktiviteti edukativ “𝙆𝙞𝙣𝙤𝙨𝙘𝙤𝙥𝙚” ju fton të bëheni pjesë e një përvoje unike në Realitet Virtual, që eksploron marrëdhënien mes imazhit, lëvizjes dhe perceptimit 🎥🌀
Përmes kësaj eksperience, pjesëmarrësit do të zbulojnë se si imazhet statike mund të krijojnë iluzionin e lëvizjes dhe të shndërrohen në një përjetim vizual, duke reflektuar mbi kufijtë mes fotografisë, filmit dhe artit digjital 🌐📸
Gjatë aktivitetit, do të zhvillohen edhe lojëra digjitale nga platforma Micro-Folie 🎮, duke e bërë eksplorimin e artit dhe kulturës më interaktiv, dinamik dhe argëtues 🎨
Në këtë udhëtim eksperimental, pjesëmarrësit do të përjetojnë një mënyrë të re të të kuptuarit të imazhit, përmes ndërthurjes së teknologjisë, historisë dhe imagjinatës 🌟
Aktiviteti do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i Muzeut Marubi 🏛️, i cili do t’i shoqërojë pjesëmarrësit gjatë gjithë kësaj eksperience inovative.
📅 Data: 23 korrik 2026
🕙 Ora: 10:00 – 12:00
👥 Numri i pjesëmarrësve: 10
👧🧑 Mosha e rekomanduar: 10 vjeç
Aktiviteti është falas dhe nuk kërkon përvojë të mëparshme – mjafton kurioziteti, dëshira për të zbuluar dhe për të përjetuar artin ndryshe ✨
📩 Na kontaktoni në: [email protected]