Aktiviteti poetik “Fjalë që ndezin netët”, në kuadër të “Ditëve të Mjedës”
Në Qendrën Muzeale “Ndre Mjeda”, një bashkëpunim mes Bashkisë Vau Dejës, Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, merr jetë aktiviteti poetik “Fjalë që ndezin netët”, në kuadër të “Ditëve të Mjedës”.
Në këtë mbrëmje të veçantë, fryma e Mjedës do të ringjallet përmes vargut, muzikës dhe meditimit artistik një takim shpirtëror ku fjala, kujtesa dhe arti ndërthuren në harmoni.
Ju presim në ambientet e Qendrës Muzeale “Ndre Mjeda”, në Kukël, më 21 nëntor, ora 16:00, për të ndarë së bashku një mbrëmje që ndriçohet nga zëri i poezisë.