Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar – Lume Blloshmi te Muzeu Kombetar “Shtepia me Gjethe”

𝐀𝐧𝐚 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐞 𝐑𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢𝐭 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭: 𝐀𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭ë𝐭 𝐞 𝐍𝐝𝐚𝐥𝐮𝐚𝐫, vazhdon me 𝐋𝐮𝐦𝐞 𝐁𝐥𝐥𝐨𝐬𝐡𝐦𝐢𝐧– një nga figurat më të rëndësishme të artit bashkëkohor shqiptar, krijimtaria e së cilës u zhvillua mes kufizimeve të realizmit socialist dhe lirisë së fituar pas viteve ‚90.

Më 5 gusht, në një bashkëbisedim mes Suzana Varvarica Kukës – studiuese e artit – dhe Adela Demetjas, Drejtore e Galerisë Kombëtare të Arteve, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një lexim të thelluar të jetës dhe krijimtarisë së artistes.
Biseda do të përqendrohet te rrugëtimi i saj artistik, ndikimi i biografisë familjare dhe i kontekstit politik në krijimtarinë e saj, si edhe te mënyra se si Lume Blloshmi ndërtoi një gjuhë artistike krejtësisht personale, duke sfiduar kufijtë politikë dhe estetikë të kohës.
Mbrëmja synon të sjellë në vëmendje historinë e një artisteje të jashtëzakonshme, e cila u përball me forma të ndryshme kufizimi, heshtjeje dhe margjinalizimi, dhe arriti, përmes rezistencës dhe praktikës së saj, të kthehet në një nga ikonat e artit shqiptar.

Ky është aktiviteti i dytë i ciklit të bashkëbisedimeve „Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar“, i cili synon të rikthejë në vëmendje historitë e artistëve shqiptarë të censuruar, të persekutuar ose të privuar nga mundësia për të zhvilluar lirisht krijimtarinë e tyre gjatë regjimit komunist, duke krijuar një hapësirë dialogu mbi artin, historinë dhe kujtesën kolektive.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të programit „Jehonat e Kujtesës“, organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve „Shtëpia me Gjethe“, me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve.

#TheOtherSideOfSocialistRealism #LumeBlloshmi #SuzanaVarvarica #GaleriaKombetareeArteve #ShtepiaMeGjethe

Date

05/08/2026

Location

Muzeu "Shtepia me gjethe"

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.