
Annotazione Video #10 – Silvia Giambrone
Kemi mbërritur në takimin e 10-të të ciklit Annotazioni Video, i cili këtë herë do të ketë si protagoniste Silvia Giambrone-n, artiste dhe performer, e cila e eksploron trupin si hapësirë qëndrese dhe reflektimi. Do të shohim një përzgjedhje prej katër performancash, të ripropozuara përmes videos, të cilat hulumtojnë dinamikat sociale dhe kulturore të lidhura me gjininë, intimitetin dhe sferën private.
Shfaqja e videove do të ndiqet nga një bisedë mes artistes dhe kuratorit Stefano Romano, me mundësinë e ndërhyrjes së publikut.
🗓️ 12/3/25
🕡 18.30
📍@qendra_e_artit_agimi Tirana
Hyrje e lirë
