“Arkitektura e filmit” me Diana Çulin, Erenik Beqirin, Eduard Grishajn te COD
🎬 Arkitektura e Filmit
COD sjell një takim të veçantë kushtuar procesit të krijimit kinematografik, duke vënë në fokus rrugëtimin nga skenari, deri te realizimi filmik.
Me skenaristen Diana Çuli dhe regjisorët Erenik Beqiri dhe Eduard Grishaj, do të kuptojmë më nga afër si lind një skenar, si ndërtohet struktura dramatike dhe si çdo histori mund të përshtatet për t’u kthyer në film.
Një dialog që zbërthen bashkëpunimin mes autorit dhe regjisorit, transformimin e fjalës në imazh dhe mënyrën se si një ide merr jetë në gjuhën filmike.
Date
- 24/02/2026
Location
- COD Kryeministri