Artist Talk me Joana Dhiamandi te Galeria e Artit Tiranë

Kemi kënaqësinë tju ftojmë në aktivitetet tona në bashkëpunim me artisten @joanadhiamandi , në kuadër të ekspozitës së saj personale me titull “Konstelacion”, kuruar nga @ardianisufiart , me koordinator @krisikoergys .
Artist Talk, nesër më datë 18.02.26, ora 17:00, një rrugëtim i përbashkët në tre hapësirat e ekspozitës.
Punëtori për fëmijë, ditën e Shtunë, më datë 21.02.26, ora 11:00.
Ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni në këto dy evente që na japin mundësinë të njihemi jo vetëm me rrugëtimin dhe konceptin e Joanës për përpunimin e qelqit si medium arti, por edhe me teknikën e saj konkrete të realizimit të veprave.
Ju mirëpresim!

Date

18/02/2026

Location

"Galeria e Artit" Tiranë

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.