“Besëlidhjet e Poçemit” 11-12 korrik 2026

Në Poçem 🇦🇱, historia, tradita dhe kultura bëhen bashkë. Besëlidhjet e Poçemit janë një prej simboleve që dëshmojnë frymën e bashkimit, besës dhe qëndresës së Mallakastrës.

Më 11 dhe 12 Korrik, Poçemi do të mirëpresë një event patriotik e kulturor, i cili sjell së bashku historinë, traditën dhe vlerat që na bashkojnë, përmes një programi të larmishëm aktivitetesh për të gjitha moshat.

🇦🇱 Panairi i produkteve lokale
🪖 Ekspozita e Forcave të Armatosura
🎼 Koncerti i Orkestrës Simfonike të Ministrisë së Mbrojtjes
🎶 Grupe polifonike
🎬 Kinemaja e hapur me filma patriotikë shqiptarë
📚 Këndi “Të Lexojmë” për fëmijë nga Biblioteka “Bylis Whisper”
🧸 Këndi i fëmijëve
🚦 Këndi i Sigurisë Rrugore dhe punishtja e targave suvenire nga DPSHTRR

…dhe shumë aktivitete të tjera kushtuar historisë, kulturës dhe trashëgimisë sonë.

Ju ftojmë të vini me familjen 🏡dhe miqtë tuaj në Poçem, për të qenë pjesë e dy ditëve që nderojnë të shkuarën tonë.

#MallakastraHistoriaQëJeton 🇦🇱

🚌 Transporti falas do të vihet në dispozicion nga Ballshi drejt Poçemit:
📍 11 Korrik – Nisja në ⏰ 16:30
📍 12 Korrik – Nisja në ⏰ 08:30

Date

12/07/2026

Location

Poçem, Mallakastër

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.